www.ofertapune.net Arkëtar kryesor në Ekspoziturë | PunaIme

Arkëtar kryesor në Ekspoziturë

Kompania

NLB Banka

Lokacioni

Skenderaj

Data e publikimit

24-11-2022

Data e perfundimit

04-06-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Banka

NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall

KONKURS

Për zgjedhjen e kandidatit për vendin e punës:

  • Arkëtar kryesor në Ekspoziturën në Skenderaj (një vend pune)

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Obligohet diplomë universitare në lëmin e ekonomisë, financave, kontabilitetit, administrimit të biznesit ose lëmi të ngjashme;
  • Obligohet të ketë së paku 1 vjet përvojë pune në institucione financiare;
  • Aftësi në shitje dhe përvojë në administrimin e parave;
  • Shkathtësi kompjuterike posaçërisht në Excel;
  • Aftësi të mira komunikuese,
  • Preferohet njohja e gjuhës angleze.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Përgjegjës për gjendjen e cash-it në trezor dhe arkë;
  • Afarizmi në arkë për persona fizik e juridik dhe shitja;
  • Koordinon dhe mbikëqyrë punën në shërbimin e arkave;
  • Kryen transaksione sipas nevojës “cash” dhe “non cash”;
  • Bën barazimin dhe kontrollin e arkave në fund të orarit të punës;
  • Tërheq para të gatshme nga trezori për nevoja të arkëtarëve si dhe dorëzon tepricën e parave të gatshme nga arkat në trezor;
  • Krijon raporte për punën e arkave dhe gjendjen e mjeteve në njësinë punuese;
  • Sipas urdhrit të udhëheqësit të drejtpërdrejt kryen edhe punë dhe detyra të tjera nga fushëveprimi i vendit të punës.

MËNYRA E APLIKIMIT

Nevojitet vetëm të dërgoni CV-në, një kopje të kualifikimit shkollor dhe të letërnjoftimit në e-mail [email protected] dhe atë, deri më 2 dhjetor 2022. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Apliko këtu