www.ofertapune.net Arkëtar/e (orar i plotë dhe gjysmë orari) | PunaIme

Arkëtar/e (orar i plotë dhe gjysmë orari)

Kompania

Banka Ekonomike

Lokacioni

Malishevë

Data e publikimit

10-05-2022

Data e perfundimit

28-10-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Banka

KONKURS PËR VEND TË LIRË PUNE

Banka Ekonomike, Zyra Qendrore shpall konkurs për plotësimin e vendeve të punës:

            Arkëtar/e (orar i plotë i punës)

            Arkëtar/e (gjysmë orari i punës)

  • Nëndega Malishevë  (2 vende pune)

Detyrat dhe përgjegjësitë :

  • Vepron në përputhje me politikat, procedurat dhe të gjitha rregulloret në fuqi;
  • Përgjegjës për njohjen dhe zbatimin e çmimores zyrtare të Bankës;
  • Kryen në mënyrë të shpejtë, të saktë dhe të sigurtë të gjitha shërbimet monetare dhe jo monetare, duke siguruar një shërbim sa më cilësorë ndaj klientëve;
  • Është përgjegjës për zbatimin e procedurave për limitet e cash-t si dhe bën barazimin ditor të Arkës;
  • Të kryejë të gjitha funksionet e pagesave cash dhe jo cash, të depozitave dhe të shërbimeve elektronike;
  • Të shërbejë si pikë e drejtëpërdrejtë kontakti me klientë, të promovojë dhe të shes të gjitha produktet dhe shërbimet e Bankës;
  • Të krijojë dhe të mirëmbajë mardhëniet afatgjata me klientët;
  • Përmbushë të gjitha objektivat individuale dhe grupore të paracaktuara nga Departamentet përkatëse;
  • Është përgjegjës të sigurojë se të gjithë klientët të marrin shërbim të lartë dhe cilësorë në përputhje të plotë me “Kodin e Mirësjelljes” dhe të jetë çdo herë i gatshëm ti ndihmojë klientët rreth pyetjeve dhe ankesave eventuale që mund të kenë;
  • Plotëson aplikacionet për produktet kreditore kur paraqitet nevoja;
  • Raportim me kohë i incidenteve eventuale të riskut operacional konform procedurave në fuqil;
  • Raporton Departamentin përkatës në rast të dyshimeve/zbulimeve lidhur me ndonjë parregullsi qe mund te ndodhin ne lidhje me proceset e punes apo mos zbatimin e politikave dhe procedurave;
  • Përmbush objektivat, zbaton dhe respekton Politikat, Procedurat dhe të gjitha aktet e aplikueshme në Bankën Ekonomike;
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;

Kualifikimet ;

  • Fakultetin Ekonomik ose Administrim të Biznesit;
  • Njohuri të mira të produkteve bankare;
  • Së paku një vit përvojë pune bankare në sektorin relevant;
  • Nivel i pranueshëm i gjuhës angleze;
  • Aftësi të mira të menaxhimit të kohës dhe arritjes së objektivave;
  • Aftësi të mira ndërpersonale dhe komunikuese;

Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes Sistemit On-Line. Format e aplikimit mund të plotësohen direkt në Web faqen e Bankës Ekonomike www.bekonomike.com.

Afati i aplikimit është deri më datë 16 Maj 2022 ora 16:00.

Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për procedura të mëtutjeshme.