Arkatare, Sektoriste
Data e publikimit
16-11-2023
Data e perfundimit
15-12-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Retail dhe Distribuim
IDEA-M SHPK është kompani që bën shitjen me shumicë dhe pakicë të materialit shkollor dhe zyrtar.Ne po rritem edhe në “PrishtinaMall” dhe të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e kompanisë sonë në piken e re, ftohen që të aplikojnë për këto pozita të hapura të punës
- Arkatare
- Sektoriste
Arkatare
Për këtë pozicion, kandidatët e suksesshëm duhet të kalojnë këto kualifikime:
- Shkollë e mesme e përfunduar ose më shumë.
- Aftësi elementare matematikore.
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe të ndjekin procedurat e rregullta të transaksionit.
- Përvojë pune si arkatare (opsionale, por preferohen).
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Pranimi i pagesave nga klientët dhe dhënia e kthimit të duhur.
- Zgjidhja e çdo problemi me transaksionet e klientëve.
- Mbajtja e regjistrit të transaksioneve në mënyrë të saktë dhe efektive.
Sektoriste
Për këtë pozicion, kandidatët e suksesshëm duhet të kalojnë këto kualifikime:
- Shkollë e mesme e përfunduar ose më shumë.
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe vendosmëri për të ndihmuar klientët.
- Aftësi elementare matematikore.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Vendosja dhe mirëmbajtja e produkteve në raft.
- Sigurimi që çdo produkt të ketë një çmim të saktë dhe pozicionim të mirë.
- Asistimi i klientëve në zgjedhjen e produktit të duhur.
Konkurentet e interesuar duhet të dergojnë një CV në emailin:
[email protected]
CV-JA duhet domosdoshmërisht të përmbajë:
- Informata personale: Emri, mbiemri, adresa, numri i telefonit dhe adresa e email-it.
- Edukimi: Emri i institucionit, grada e arritur dhe datat e përfundimit të shkollimit.
- Fotografi.
- Informata rreth pervojes së praktikës ose punës nëse ka.
- Poziten për të cilen aplikojnë