www.ofertapune.net Arkatare, Asistente të Shitjes | PunaIme

Arkatare, Asistente të Shitjes

Kompania

A&M Mega Store

Lokacioni

Fushë Kosovë

Data e publikimit

08-09-2022

Data e perfundimit

22-11-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

A&M MEGA STORE  hap vende tё lira pune pёr individёt e intersuar :

Pozitat:                     Arkatare, Asistente të shitjes

Vendi i punës :        Fushë Kosovë, Zona Industriale, Afer Kolegjit AAB

Orari i punë:             I plotë

Afati për aplikim:   Deri më  07.10.2022

Arkatar/e (M/F)

Detyrat dhe përgjegjësitë;

  • Mirëpret klientët;
  • Kryen të gjitha pagesat e konsumatorit, me para te gatshme dhe transaksione me kartela bankare;
  • Bën barazimin ditor të arkës dhe dorëzimin e saj;
  • Plotëson raporte te ndryshme të shitjes;
  • Raporton tek menaxherija, etj.

Asistent/e i/e shitjes (M/F)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Mirëpret dhe shërben klientët, njofton klientët rreth ofertave dhe arritjeve të reja të artikujve;
  • Përkujdeset për sektorin e caktuar, merret me palimin, rënditjen dhe organizimin vizuel të mallit;
  • Përcjell artikujt e shitur, evidenton mungesat e artikujve dhe i raporton tek stafi përgjegjës;
  • Vendos çmime dhe deklaracione në produkte;
  • Evidenton dhe i raporton artikujt aktiv dhe pasiv të sektorit;
  • Kujdeset për mirëmbajtjen e hapsirës punuese në sektorë.

Kriteret dhe aftësitë e nevojshme pёr pozitat Arkatare, Asitente te shitjes,

  • Edukim i lartë;
  • Njohuri mbi principet e shitjes dhe përvojë pune paraprake së paku 6 muaj;
  • Të jetë person pozitiv, energjik dhe me vetë iniciativë;
  • Të jetë komunikues, organizativ, sistemues;
  • Shkathtësi të mira matematikore/numërike;
  • Fleksibil dhe i shpejt në kryerje të detyrave;
  • Gatishmëri të punoj nën presion;
  • Njohuri të mira të programeve kompjuterike dhe të gjuhëve të huaja.

MËNYRA E APLIKIMIT:

Të interesuarit qe duan te bashkohen me kompaninë tonë mund të aplikojnë duke dërguar CV, referenca, dëshmi mbi kualifikimin dhe trajnimet, etj. në email: [email protected].

Ju lutem të shënohet në subjekt Pozita dhe Qyteti.