Arkatar/e
Data e publikimit
22/09/2020
Data e perfundimit
06-10-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Të tjera
SushiCO Kosova sh.p.k është kompani e themeluar në vitin 2016 dhe është partner i franshizës SushiCO. SushiCo është rrjet i restauranteve, që për specialitet ka ushqimin për adhuruesit e kuzhinës Japoneze, Kineze dhe Tajlandeze. Me më shumë se 50 restaurante në rajon, SushiCO është ndër brendet më prestigjoze në këtë industri.
SushiCO Kosova shpall konkurs për pozitën “Arkatar/e”
Detyra dhe përgjegjësi:
-Të mirëpresë klientët
-Të kryejë pagesat në baza ditore
-Të ketë vëmendje dhe kujdes ndaj detajeve
-Të përkujdeset për ambientin e shankut
-Të shërbejë si pikë e parë kontakti me klientët
Kualifikimet e kërkuara:
-Të ketë aftësi të mira komunikimi
-Të zotërojë njohuri të mira të gjuhës angleze
-Të ketë shkathtësi elementare kompjuterike
-Të ketë përvojë paraprake në punë të ngjajshme
Të gjithë kandidatët e interesuar për këtë pozitë duhet të dërgojnë CV-të e tyre në email adresën: [email protected] , ndërsa aplikimet e juaja do të merren parasysh deri me datë 6 tetor.
Apliko këtu