www.ofertapune.net Aplikim për projekte komunitare për të rinjt | PunaIme

Aplikim për projekte komunitare për të rinjt

Kompania

Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ)

Telefoni

038/610-677

Lokacioni

Të gjitha qytetet

Data e publikimit

28/08/2020

Data e perfundimit

20-09-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Të tjera

AMBASADORËT E RINJ  ju bëjnë thirrje për aplikim për projekte komunitare!

Projekti “Ambasadorët e Rinj” ka për qëllim që duke ofruar përkrahje financiare dhe profesionale përmes granteve dhe mbajtjes së trajnimeve, të mundësojë që të rinjtë e moshave 16–25 vjeç përmes  krijimit të grupeve joformale të japin kontributin e tyre në komunitetin ku ata jetojnë.

Me idetë kreative për projekte e iniciativa të ndryshme, ju do të ndikoni në zhvillimin e komunitetit dhe në përfshirjen e akterëve lokal dhe të komunitetit në përgjithësi.

KUSH MUND TË APLIKOJ?

  • Personat me moshë 16-25 VJEÇ
  • Nga e gjithë Republika e Kosovës

PËR ÇFARË PROJEKTESH MUND TË APLIKONI?

Ne mbështesim projekte komunitare në këto fusha:

  • Sport (gara sportive, mësime përmes sportit, turne si “streetball” and “futsal” e ide të tjera kreative përshihen në këtë fushë)
  • Kulturë dhe Art (dokumentarë të shkurtë, punëtori, ekspozita e të tjera ide që lidhen me kulturën, artin dhe muzikën)
  • Shëndetësi (të gjitha projektet që lidhen me shëndetin do të bien nën këtë fushë prioritare. Kjo fushë përmban aktivitete ndërgjegjësimi, fushata, veprime praktike të komunitetit me grupe specifike të synuara, “startups” shëndetësor dhe çdo ide tjetër që synon përmirësimin e shëndetit publik.)
  • Gazetari (fusha e gazetarisë përfshin por nuk kufizohet vetëm në: seminare me gazetarë të rinj, ngjarje për shkëmbimin e aftësive, konkurse të gazetarisë, projekte “storytelling”, zhvillim të mjeteve moderne dhe inovative të gazetarisë, etj.)
  • Inovacion (ide si: klasa krijuese, gara mekatronike, “startups” inovative të teknologjisë nga të rinjtë, veprime që synojnë inovacionin e përdorur për të nxitur zhvillimin e komunitetit lokal, etj. përfshihen në fushën e inovacionit.)

ÇFARË SHUME DO TË PËRFITONI?

Shuma maksimale është 500 EURO, por ne gjithashtu do ju monitorojmë dhe mentorojmë që ju të arritni rritje të fondeve shtesë.

SI TË APLIKONI?

  • Krijoni një grup prej 3-7 anëtarësh dhe plotësoni formën e aplikimit pas shkarkimit nga linku vijues Aplikim per grupe joformale
  • Pas plotësimit të aplikacionit, të njejtin dokument e dërgoni në [email protected]
  • Për pyetje dhe sqarime shtesë, ju lutem na kontaktoni në e-mail: ambasador@fiq-fci ose në numrin e telefonit: +383 (0) 38 610 677.

Afati i fundit për aplikim: 20 shtator 2020