Anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për SHC (2)

Kompania

Kuvendi i Republikës së Kosovës

Telefoni

044/ 567-041

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

16/10/2020

Data e perfundimit

04-11-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Të tjera

Kuvendi i Republikës së Kosovës, në bazë të nenit 10, paragrafi 2 të Ligjit nr. 06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, shpall:

KONKURS

Për zgjedhjen e dy (2) anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, nga komunitetet joshqiptare

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (Këshilli) është organ i pavarur që i raporton Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe i cili vendos për  ankesat e nëpunësve, si dhe siguron respektimin e rregullave dhe parimeve që rregullojnë shërbimin civil.

Përbërja e Këshillit 

Këshilli përbëhet prej shtatë (7) anëtarëve që zgjedhën nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.
Prej tyre, së paku dy (2) anëtar zgjedhën nga komunitetet joshqiptare dhe së paku dy (2) anëtar duhet të jenë të gjinisë femërore.

Funksionet e Këshillit :

  • Mbikëqyr  zbatimin e rregullave dhe parimeve të legjislacionit për shërbimin civil;
  • Shqyrton dhe merr vendime për ankesat e nëpunësve civil dhe kandidatëve për pranim në shërbimin civil;
  • Mbikëqyrë procedurën e përzgjedhjes dhe vendos nëse emërimet e nëpunësve civil të nivelit të lartë drejtues dhe të nivelit drejtues, janë zhvilluar në pajtim me rregullat dhe parimet e legjislacionit për shërbimin civil;
  • Monitoron institucionet e administratës publike që kanë të punësuar nëpunës civil, lidhur me zbatimin e rregullave dhe parimeve të legjislacionit për shërbimin civilë.

Kandidati që aplikon për tu zgjedhur anëtar i Këshillit duhet të ketë kualifikimet dhe të plotësojë kriteret në vijim:

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë diplomë të fakultetit juridik të vlefshme sipas ligjit në fuqi;
  • Të ketë së paku dhjetë (10) vite përvojë pune profesionale, prej të cilave së paku pesë (5) vite përvojë pune në shërbimin civil;
  • Të ketë të kryer provimin e jurisprudencës;
  • Të jetë njohës mirë i legjislacionit në fuqi;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil me vendim përfundimtar.

Mandati i anëtarëve të Këshillit

  • Anëtarët e Këshillit zgjedhën për mandat shtatë (7) vjeçar, pa mundësi të rizgjedhjes për mandat tjetër.
  • Anëtari i Këshillit nuk ka të drejtë që gjatë mandatit të tij të ushtrojë ndonjë funksion tjetër shtetëror, të jetë anëtar i partisë politike apo të marr pjesë në aktivitete politike.

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten këto dokumente përcjellëse: 

  • Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale;
  • Letra motivuese;
  • Curriculum Vitae (CV – autobiografia);
  • Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Dëshmia për përvojën e punës;
  • Dëshmia se nuk është i dënuar për vepër penale.

PROCEDURA E KONKURIMIT

Aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri më  04.11.2020,  në orën 16:00.
Aplikacionet dërgohen personalisht ose me postë në adresën:
Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. “Nëna Terezë” pa nr., Drejtoria e  Personelit, Zyra N-217);

Aplikacionet mund të merren në këto vende:

Forma e shtypur: në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë, rr. “Nëna Terezë” pa nr. ose
Forma elektronike: faqja e internetit e Kuvendit të Republikës së Kosovës www.assembly-kosova.org
Informata të tjera plotësuese mund të merren,  çdo ditë pune deri në orën 16:00, në numrat e telefonit: 038/ 211-182, 038/ 211-648 dhe  044/ 567-041.

Aplikacioni duhet të dorëzohet së bashku me dokumentet e kërkuara.
Përdorimi i aplikacionit  të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, konsiderohet i pavlefshëm.

Apliko këtu