www.ofertapune.net Anëtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore (7) | PunaIme

Anëtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore (7)

Kompania

Kuvendi i Republikës së Kosovës

Telefoni

044/ 567-041

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

02/10/2020

Data e perfundimit

16-10-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Të tjera

Kuvendi i Republikës së Kosovës, rishpall:

KONKURS

Për zgjedhjen e shtatë (7) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore

Kuvendi i Republikës së Kosovës, në pajtim me nenin 4.8 të Ligjit nr.02/L-88 për Trashëgimi Kulturore, dhe me qëllim të përmbushjes se obligimeve ligjore për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore (KKTK), rishpall konkurs për zgjedhjen e shtatë (7) anëtarëve.

Përbërja e KKTK-së

KKTK përbëhet nga shtatë (7) anëtarë, të cilët zgjedhën për një mandat tre (3) vjeçar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, duke respektuar përbërjen etnike në Kosovë.

Funksionet e KKTK-së:

  • Vlerëson dhe shpall trashëgiminë kulturore në mbrojtje të përhershme;
  • Vlerëson të gjitha projektet e trashëgimisë kulturore të parashtruara nga institucionet e fushave përkatëse;
  • Identifikon masat e domosdoshme tё mbështetjes financiare pёr trashëgimi kulturore;
  • Vlerëson të gjitha asetet më rastin e shpronësimit dhe shitblerjeve.

Kandidati/ja për t’u zgjedhur anëtar i KKTK-së duhet t’i plotësojë këto kushte:

  • Të jetë shtetas dhe banor i përhershëm i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë etikë të lartë profesionale;
  • Të ketë së paku diplomë universitare katër (4) vjeçare në fushën e trashëgimisë kulturore, fushës së arteve, arkeologjisë, arkitekturës, historisë, etnologjisë dhe antropologjisë kulturore;
  • Të ketë së paku pesë (5) vite përvojë pune profesionale, kandidatët me përvojë pune në fushën e trashëgimisë kulturore kanë përparësi;
  • Të jetë njohës i legjislacionit në fuqi për trashëgimi kulturore, si dhe konventave ndërkombëtare;
  • Të mos jetë i dënuar për vepër penale, të dënueshme mbi gjashtë (6) muaj,
  • Njohja e gjuhëve të huaja është përparësi për kandidatët.

Mandati i anëtarëve të Këshillit

  • Anëtarët e KKTK-së zgjedhën për mandat tre (3) vjeçar.

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten këto dokumente përcjellëse:

  • Aplikacionin;
  • Autobiografia (Curriculum Vitae);
  • Letër motivuese;
  • Dy referenca,
  • Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale;
  • Dëshmia për përvojën e punës;
  • Dëshmia se nuk është nen hetime ose i dënuar për ndonjë vepër penale.

PROCEDURA E KONKURIMIT

Aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri më  16.10.2020,  në orën 16:00.

Aplikacionet dërgohen personalisht ose me postë në adresën:
Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. “Nëna Terezë” pa nr., Drejtoria e  Personelit, Zyra N-217).

Aplikacionet mund të merren në këto vende:

Forma e shtypur: në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë, rr. “Nëna Terezë” pa nr. ose
Forma elektronike: faqja e internetit e Kuvendit të Republikës së Kosovës www.assembly-kosova.org
Informata të tjera plotësuese mund të merren,  çdo ditë pune deri në orën 16:00, në numrat e telefonit: 038/ 211-182, 038/ 211-648 dhe  044/ 567-041.

Aplikacioni duhet të dorëzohet së bashku me dokumentet e kërkuara.

Përdorimi i aplikacionit  të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, konsiderohet i pavlefshëm.