www.ofertapune.net Anëtarë të Bordit të KPMM (5) | PunaIme

Anëtarë të Bordit të KPMM (5)

Kompania

Zyra e Kryeministrit

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

23/06/2021

Data e perfundimit

22-07-2021

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Të tjera

Në mbështetje të nenit 59 paragrafi 5 i Ligjit Nr. 03/L-163 për Minierat dhe Mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-158, për të identifikuar dhe intervistuar kandidatët për Bordin e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, Sekretari i Përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit  shpall:

KONKURS
Për pozitat si në vijim:

Pesë (5) kandidatë për Anëtar të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale/KPMM.

KUALIFIKIMI DHE PËRSHTATSHMËRIA PROFESIONALE

Për t’u zgjedhur anëtar i Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, kandidati duhet të posedojë një diplomë të vlefshme universitare nga një Universitet i Akredituar dhe së paku pesë (5) vjet përvojë të punës cilësore profesionale në gjeologji, xehetari, inxhinieri, ekonomi të tregut, menaxhment, kontabilitet apo juridik. Së paku tre (3) anëtarë të Bordit të KPMM-së duhet të kenë përvojë të konsiderueshme në gjeologji ose xehetari.

Asnjë person nuk mund të emërohet nga Kuvendi i Kosovës ose të vazhdojë të shërbejë si anëtar i Bordit të KPMM nëse ai/ajo:

  • Ka ndonjë interes të drejtpërdrejt, të tërthortë pronësor, komercial apo interesa tjera monetare në një person i cili angazhohet, apo që ka për qëllim të angazhohet në një aktivitet të rregulluar me këtë ligj;
  • Ka konflikte tjera të interesit që në mënyrë të arsyeshme pritet se do të pengojnë aftësitë e tij/saj në ushtrimin e detyrave në Bordin e KPMM-së në mënyrë të rregullt, objektive dhe të pa anshme;
  • Është përcaktuar nga një gjykatë kompetente se në dhjetë vjetët e fundit para propozimit të tij/saj, ka kryer vepër penale sipas ligjit të Kosovës ose ligjit të cilitdo juridiksion tjetër;
  • Është përcaktuar nga një gjykatë kompetente, asgjësi administrative apo organizatë përzgjedhëse per zbatimin e standardeve të sjelljes profesionale se në dhjetë vjetët e fundit para propozimit të tij/saj është angazhuar në sjellje jo profesionale;
  • Është zyrtar i emëruar politik, ose
  • Është anëtar aktiv i ndonjë partie politike, mban mandat /pozitë të lartë brenda një partie politike ose mban një pozitë tjetër të lartë publike brenda një autoriteti publik;

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT LIDHUR ME PROCEDURAT E KONKURRIMIT

Kandidatët për anëtarë të Bordit të Komisionit të pavarur për Miniera dhe Minerale duhet të dorëzojnë këto dokumente:

  • CV
  • Letër motivimin
  • Deklaratën nën betim (e cila plotësohen në momentin e dorëzimit të dokumentacionit)
  • Dokumentacionet e parapara në kushtet e punësimit (dëshmitë e kualifikimit profesional, pasqyrat e trustit pensional, përvojës së punës)
  • Certifikatën (dëshminë) që vërteton se nuk janë nën hetime;
  • Shtetësia e Republikës së Kosovës (kopje të pasaportës ose të letërnjoftimit).

Aplikuesit për konkurrim duhet të plotësojnë deklaratën nën betim, në të cilën deklarojnë se ata/ato i përmbushin kushtet e kualifikimit, pavarësisë dhe të përshtatshmërisë profesionale. Çdo përgënjeshtrim material, qoftë i qëllimshëm ose nga neglizhenca, ose ndryshim material nga informatat e dhëna në deklaratën e sipërpërmendur, do të rezultojë në diskualifikimin e menjëhershëm.

Dokumentacioni duhet të jetë në pliko (zarf) të shkruhet emri dhe mbiemri si dhe emri i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale në të cilën konkurron kandidati  dhe të dorëzohen në Ndërtesën e Qeverisë në zyrën Nr.34.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk kthehet. Origjinalet mund të kërkohen gjatë intervistës.

Për informata shtesë mund të njoftoheni përmes telefonit 038/ 200 14 400.

Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Afati i konkursit është i hapur 30 ditë nga data e publikimit në ueb faqen e Zyrës së Kryeministrit   prej datës  23 qershor 2021 deri më datën  22 korrik 2021.