www.ofertapune.net Anëtarë për Këshillin Gjyqësor të Kosovës (3) | PunaIme

Anëtarë për Këshillin Gjyqësor të Kosovës (3)

Kompania

Kuvendi i Republikës së Kosovës

Telefoni

044/567-041

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

27/05/2020

Data e perfundimit

09-06-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Të tjera

Kuvendi i Republikës së Kosovës, shpall:

 KONKURS

Për zgjedhjen e 3 (tre) anëtarëve në Këshillin Gjyqësor të Kosovës

Në pajtim me nenin 10 të  Ligjit nr. 06/L -055 për Këshillin Gjyqësor të Republikës Kosovës dhe me qëllim të përmbushjes së obligimit kushtetues dhe ligjor për zgjedhjen e anëtarëve në Këshillin Gjyqësor të Republikës së Kosovës.

Kuvendi shpall konkurs për plotësimin e pozitave: 

2 (dy) anëtarë/e në Këshillin Gjyqësor, siç përcaktohet me nenin 108, paragrafi 6, nënparagrafi 2 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës (Amendamenti nr. 25 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës), si dhe

1 (një) anëtar/e në Këshillin Gjyqësor, siç përcaktohet me nenin 108, paragrafi 6, nënparagrafi 4 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Kandidati për anëtar në Këshillin Gjyqësor të Republikës së Kosovës, përveç kushteve të përcaktuara me Kushtetutë dhe me Ligjin për Këshillin Gjyqësor, duhet t’i plotësojë edhe këto kushte:

1. Kandidati që nuk ushtron funksionin e gjyqtarit, duhet të ketë së paku pesë (5 vite) përvojë pune profesionale dhe duhet të ketë njohuri për funksionimin e sistemit gjyqësor të Republikës së Kosovës;

2. Të ketë integritet të lartë moral;

3. Të mos jetë i dënuar për vepër penale në Kosovë;

4. Të mos ketë ushtruar ndonjë funksion politik në tri ( 3 ) vitet e fundit; (për kandidatet që nuk ushtrojnë funksionin e gjyqtarit).

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten këto dokumente përcjellëse:

· Autobiografia (Curriculum vitae);

· Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale (për kandidatët që nuk ushtrojnë funksionin e avokatit apo gjyqtarit);

· Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës;

· Dëshmia për përvojën e punës;

· Dëshmia se nuk është i dënuar për vepër penale.

PROCEDURA E KONKURIMIT 

Aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri më  09.06.2020, në orën 16:00.

Aplikacionet dërgohen personalisht ose me postë në adresën:

Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. “Nëna Terezë” pa nr., Drejtoria e  Personelit, Zyra N-217);

Me e-mail: [email protected] 

Aplikacionet mund të merren në këto vende: 

Forma e shtypur: në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë, rr. “Nëna Terezë” pa nr. ose Forma elektronike: faqja e internetit e Kuvendit të Republikës së Kosovës www.assembly-kosova.org

Informata të tjera plotësuese mund të merren,  çdo ditë pune deri në orën 16:00, në numrat e telefonit: (0) 38 211-182, 211-181 dhe  (0) 44 567 – 041.

Aplikacioni duhet të dorëzohet së bashku me dokumentet e kërkuara.

Përdorimi i aplikacionit  të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, konsiderohet i pavlefshëm.