www.ofertapune.net Anëtar në Këshillin Prokurorial të Kosoves, perfaqësues nga shoqëria civile | PunaIme

Anëtar në Këshillin Prokurorial të Kosoves, perfaqësues nga shoqëria civile

Kompania

Kuvendi i Republikës së Kosovës

Telefoni

044/567-041

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

27/05/2020

Data e perfundimit

09-06-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Të tjera

Kuvendi i Republikës së Kosovës, shpall:

 KONKURS

Për zgjedhjen e 1 (një) anëtari në Këshillin Prokurorial të Kosovës, përfaqësues nga shoqëria civile

Në pajtim me nenin 9 dhe 10 të Ligjit 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe me qëllim të përmbushjes së obligimit ligjor për zgjedhjen e anëtarit në Këshillin Prokurorial të Kosovës, Kuvendi shpall konkurs për plotësimin e pozitës:

1 (një) anëtar/e, përfaqësues nga shoqëria civile.

I. Kandidati për anëtar në Këshillin Prokurorial të Republikës së Kosovës, duhet t’i plotësojë këto kushte:

1. Të jetë shtetas dhe banor i Republikës së Kosovës;

2. Të ketë përgatitje të lartë profesionale nga fusha e drejtësisë;

3. Të ketë njohuri nga fusha e të drejtave të njeriut;

4. Të ketë përvojë pune në çështjet ligjore së paku 5 (pesë) vjet;

5. Të ketë përkrahjen e së paku 5 (pesë) organizatave të shoqërisë civile të fushës së drejtësisë;

6. Të mos jetë i dënuar për vepër penale.

II.  Shoqëria civile duhet t’i bashkëngjisë listës së kandidatëve të nominuar për anëtar edhe dokumentet, të cilat vërtetojnë se kandidati i plotëson kushtet e paraqitura në këtë shpallje publike.

III.  Kuvendi i Kosovës inkurajon shoqërinë civile, që gjatë dërgimit të propozimeve për anëtar të KPK-së, të marrë parasysh përbërjen shumetnike të Republikës së Kosovës dhe parimet e pranuara të barazisë gjinore.

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten këto dokumente përcjellëse: 

· Autobiografia  (Curriculum vitae);

· Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale (diplomat nga universitetet jashtë vendit, duhet të jenë të nostrifikuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë);

· Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës;

· Dëshmia për përvojën e punës;

· Dëshmia se nuk është i dënuar për vepër penale.

PROCEDURA E KONKURIMIT 

Aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri më 09.06.2020, në orën 16:00.

Aplikacionet dërgohen personalisht ose me postë në adresën:

Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. “Nëna Terezë” pa nr., Drejtoria e  Personelit, Zyra N-217);

Me e-mail: [email protected] 

Aplikacionet mund të merren në këto vende: 

Forma e shtypur: në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë, rr. “Nëna Terezë” pa nr. ose Forma elektronike: faqja e internetit e Kuvendit të Republikës së Kosovës www.assembly-kosova.org

 

Informata të tjera plotësuese mund të merren, çdo ditë pune deri në orën 16:00, në numrat e telefonit: (0) 38 211-182, 211-181 dhe (0) 44 567 – 041.

Aplikacioni duhet të dorëzohet së bashku me dokumentet e kërkuara.

Përdorimi i aplikacionit  të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, konsiderohet i pavlefshëm.