www.ofertapune.net Anëtar/e në KPK, përfaqësues nga shoqëria civile | PunaIme

Anëtar/e në KPK, përfaqësues nga shoqëria civile

Kompania

Kuvendi i Republikës së Kosovës

Telefoni

044/567-041

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

16/06/2021

Data e perfundimit

29-06-2021

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Të tjera

Kuvendi i Republikës së Kosovës, rishpall:

K O N K U R S

Për zgjedhjen e një (1) anëtari në Këshillin Prokurorial të Kosovës, përfaqësues nga shoqëria civile

Në pajtim me nenin 9 dhe 10 të Ligjit 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe me qëllim të përmbushjes së obligimit ligjor për zgjedhjen e anëtarit në Këshillin Prokurorial të Kosovës, Kuvendi shpall konkurs për plotësimin e pozitës:

Një (1) anëtar/e, përfaqësues nga shoqëria civile.

  1. Kandidati për anëtar në Këshillin Prokurorial të Republikës së Kosovës, duhet t’i plotësojë këto kushte:
  1. Të jetë shtetas dhe banor i Republikës së Kosovës;
  2. Të ketë përgatitje të lartë profesionale nga fusha e drejtësisë;
  3. Të ketë njohuri nga fusha e të drejtave të njeriut;
  4. Të ketë përvojë pune në çështjet ligjore së paku pesë (5) vjet;
  5. Të ketë përkrahjen e së paku pesë (5) organizatave të shoqërisë civile të fushës së drejtësisë;
  6. Të mos jetë i dënuar për vepër penale.

II. Shoqëria civile duhet t’i bashkëngjisë listës së kandidatëve të nominuar për anëtar edhe dokumentet, të cilat vërtetojnë se kandidati i plotëson kushtet e paraqitura në këtë shpallje publike.

III. Kuvendi i Kosovës inkurajon shoqërinë civile, që gjatë dërgimit të propozimeve për anëtar të KPK-së, të marrë parasysh përbërjen shumetnike të Republikës së Kosovës dhe parimet e pranuara të barazisë gjinore.

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten këto dokumente përcjellëse:

  • Autobiografia (Curriculum vitae);
  • Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale (diplomat nga universitetet jashtë vendit, duhet të jenë të nostrifikuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë);
  • Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Dëshmia për përvojën e punës;
  • Dëshmia se nuk është i dënuar për vepër penale.

PROCEDURA E KONKURRIMIT

Aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri më 29.06.2021, në orën 16:00.

Aplikacionet dërgohen personalisht ose me postë në adresën:

Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. “Nëna Terezë” pa nr., Drejtoria e Personelit, Zyra N-217).

Aplikacionet mund të merren në këto vende:

Forma e shtypurnë recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë, rr. “Nëna Terezë” pa nr. ose

Forma elektronikefaqja e internetit e Kuvendit të Republikës së Kosovës www.assembly-kosova.org

Informata të tjera plotësuese mund të merren, çdo ditë pune deri në orën 16:00, në numrat e telefonit: 038 211-182, 038 211-648 dhe 044 567-041.

Aplikacioni duhet të dorëzohet së bashku me dokumentet e kërkuara.

Përdorimi i aplikacionit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, konsiderohet i pavlefshëm.