www.ofertapune.net Anëtar Bordit të Drejtorëve Joekzekutiv (2) | PunaIme

Anëtar Bordit të Drejtorëve Joekzekutiv (2)

Kompania

Capital

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

06-12-2024

Data e perfundimit

16-01-2025

Lloji i orarit

Full Time

KONKURS PËR ANËTAR BORDI DREJTUES  

IFJB “CAPITAL”, Zyra Qendrore shpall konkurs për plotësimin e pozitave:

Anëtar Bordit të Drejtorëve Joekzekutiv (dy vende) në përputhje me kërkesat dhe rregullat e përcaktuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK).

Aplikantet duhet të plotësojnë të paktën kriteret e mëposhtme: 

  • Të kenë diplomë universitare në ekonomi, jurisprudencë ose fushë tjetër relevante; 
  • Të kenë përvojë profesionale jo më pak se 3 (tre) vjet në sektorin bankar dhe/ose financiar ose në ndonjë fushë tjetër të konsideruar të përshtatshme nga BQK; 
  • Të kenë reputacion të lartë etik dhe profesional; 
  • Të mos jenë të larguar nga posti në një institucion financiar nga BQK-ja; 
  • Nuk është dënuar nga një gjykatë penale për vepër penale për të cilën është percaktuar dënim me burgim prej një viti a më shumë, per te cilat nuk ështe percaktuar opsioni i gjobës;
  • Personi që nuk ështe i dënuar për krime ekonomike ose që nuk është gjetur fajtor për vepra penale ekonomike sipas Kodit Penal; 
  • Personi të cilit, sipas vendimit të gjykatës i është mohuar ushtrimi i veprimtarive në kuadër të kompetencave të përcaktuara për drejtorët dhe menaxherët e lartë; 
  • Nuk është përjashtuar ose suspenduar nga autoriteti kompetent nga ushtrimi i profesionit për shkak të sjelljes së pahijshme personale; 
  • Të mos kenë shkaktuar ose të mos kenë qenë përgjegjës për falimentimin e ndonjë subjekti që ushtron aktivitet ekonomik;
  • Të mos kenë qenë subjekt i procedurave të deklarimit të paaftësisë paguese përfshirë administrimin zyrtar ose falimentimit, si dhe të jenë të çliruar nga pagesa e detyrimeve pasurore të kaluara.

Aplikantët duhet t’i dorëzojnë këto dëshmi:

  • CV-në, 
  • Kopja e dokumentit të identifikimit,
  • Dëshminë e shkollimit,
  • Dëshminë për përvojën e punës,
  • Certifikatën që nuk është nën hetime (jo më e vjetër se 3 muaj).

Dokumentet e kompletuara dërgohen përmes e-mail dhe sipas nevojës do të ju kërkohen në origjinal apo të noterizuara

Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes e-mailit; [email protected]. Afati i aplikimit është nga data 07.12.2024 deri më datë 14.12.2024.

Vetëm aplikantët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për procedura të mëtutjeshme!

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?