www.ofertapune.net Analist për Menaxhim të Riskut në Sektorin për Menaxhim të Riskut | PunaIme

Analist për Menaxhim të Riskut në Sektorin për Menaxhim të Riskut

Kompania

NLB Banka

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

30-12-2024

Data e perfundimit

16-01-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Banka

NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall

KONKURS PUBLIK

Për zgjedhjen e kandidatëve për vendet e punës:

I. Analist për Menaxhim të Riskut në Sektorin për Menaxhim të Riskut (një vend pune)

Analist për Menaxhim të Riskut në Sektorin për Menaxhim të Riskut  

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Fakultetit ekonomik (drejtimi Banka dhe Financa, Kontabilitet), FSHMN (drejtimi Matematike Financiare në Banka dhe Sigurime), Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri mjedisore.
  • Njohuri të Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar, njohuri të kontabilitetit (certifikimet do te konsiderohen përparësi); 
  • Së paku 3 vjet përvojë pune në institucionet bankare apo në auditim apo 1 vit përvojë me përgjegjësitë e kërkuara në këtë shpallje- përvoja në fushën e ESG-se është përparësi; 
  • Njohuri mbi kornizat e përgjithshme te politikave të sektorit bankar; 
  • Njohuri ne fushën e ESG-s, rregulativat lokale, ndërkombëtare dhe standardet në fushën e ESG-s (energjisë se ripertritshme, ruajtjes se energjisë, EU Taxonomy) do te konsiderohen përparësi
  • Njohuri të avancuara të gjuhës angleze;
  • Aftësi analitike dhe njohuri të avancuara të Microsoft Office, veçanërisht te programit MS Excel, njohuritë në SQL, Python, Power BI do te konsiderohen përparësi.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Zbatimi i procedurave të përcjelljes së portfolios kreditore, të definuar sipas Politikës për Menaxhimin e Riskun Kreditor;
  • Vlerësimi i bonitetit/aftësisë kreditore te klientit dhe përcaktimi i limitit te obligimeve për te gjithë klientët te cilët janë subjekt i vlerësimit/opinionit te riskut;
  • Monitorimi i kualitetit te portfolios kreditore në baza ditore, mujore dhe tre mujore- përfshirë monitorimin përmes EWS (early warning system) per personat fizik dhe juridik;
  • Vlerësimi i riskut të ESG-së për ekspozimet kreditore, si dhe monitorimi i riskut mjedisor në baza të rregullta, dhe raportimi në nivel te Grupit NLB;
  • Përgatitja e raporteve (mujore, tremujore dhe vjetore) për shfrytëzues brenda dhe jashtë Bankës sipas kërkesave nga udhëheqësi direkt;
  • Përkrahja e proceseve për automatizim dhe përmirësim të kualitetit të vlerësimit të kërkesave kreditore subjekt i vlerësimit/opinionit të riskut;
  • Organizimi dhe mbikëqyrja e aktiviteteve të drejtuara ne fushën e ESG-së; 
  • Kryerja e punëve dhe detyrave tjera sipas fushëveprimit të vendit të punës sipas udhëzimeve të udhëheqësit direkt dhe atyre në hierarki. 

Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës https://nlb-kos.com/aplikacioni-pune, deri më 8 janar 2025. Me rastin e plotësimit të aplikacionit duhet t’i bashkëngjitet kopja e diplomës së kualifikimit si dhe CV-ja.