Analist Kredie SE
Data e publikimit
04-02-2025
Data e perfundimit
17-02-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Banka
POZICION I LIRË PUNE
Banka Credins Kosovë kërkon të punësojë: Analist Kredie SE, Dega Prishtinë
Qëllimi i pozicionit:
Misioni i Degës së Bankes është të sigurojë ushtrimin e veprimtarisë bankare në perputhje me ligjet, duke ofruar të gjitha produktet dhe shërbimet bankare si pagesa të institucioneve shtetërore, ose private, hapje llogarie, depozitë, transferta, këmbime valutore, etj në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi.
Analisti i Kredisë duhet ti sigurojë Deges kredi cilësore nëpëmjet një analize të mirë dhe një zbatimi në mënyrë korrekte të udhëzimeve dhe rregulloreve të Bankës. Menaxhim të mirë të portofolit të kredisë nëpërmjet zbatimit të procedurave, monitorimit të çdo kredie të dhënë dhe vazhdimësisë së marrëdhënieve me klientet.
Kriteret e nevojshme:
- Diplomuar në shkencat ekonomike, financë bankë, kontabilitet, manaxhim, Master në Manaxhim;
- Të ketë eksperiencë pune mbi 5 vite në sistemin Bankar dhe veçanërisht në fushat e kredi-dhënies;
- Aftësi shumë të mira komunikuese, organizuese dhe planifikuese;
- Aftësi shumë të mira përshtatje për të punuar në grup;
- Aftësi të mira për të punuar në mënyrë të pavarur duke përmbushur detyrat në kohë;
- Njohuri shumë të mira në MS Office (sidomos në Excel);
- Të zotërojë certifikime dhe trajnimeve të zhvilluara gjatë eksperiencës së punës
Çfarë ofrojmë ne:
Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese. Atmosferë dinamike dhe grup punë në rritje. Zhvillim personal dhe profesional të vazhdueshëm.
Të interesuarit të dërgojnë CV –të e tyre në emailin: [email protected]
CV-të do të pranohen vetëm në formatin PDF dhe vetëm kandidatët të cilët përmbushin kriteret do të përzgjidhen dhe do të njoftohen për intervistë pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore të Bankës Credins Kosovë.
Aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 17.02.2025.