www.ofertapune.net Analist i Kredive Individuale | PunaIme

Analist i Kredive Individuale

Kompania

Banka Kombëtare Tregtare

Lokacioni

Gjakovë

Data e publikimit

25-08-2022

Data e perfundimit

25-09-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Banka

NJOFTIM PËR PUNËSIM

Pozita: Analist i Kredive Individuale

Lokacioni: Gjakovë

Data e Hapjes: 25.08.2022

Data e Mbylljes: 07.09.2022

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Analiza e kërkesave të kredisë, përgatitja e raporteve të vlerësimit me shkrim për këto kërkesa për kredi dhe prezentimi te Superiori.
  • Të siguroheni që kërkesat e kredisë janë në përputhje me Rregulloren e Ligjeve Bankare.
  • Të siguroheni që dokumentacioni për kërkesat e kredisë është ekzekutuar dhe kompletuar në mënyrë të duhur.
  • Të kontriboni në zhvillimin e portofolios të klientëve individual dhe identifikoni shërbimet e reja ose shtesë që një klient mund të përdorë.
  • Të përgatisni raportet mujore të sektorit dhe t’i prezentoni te Menaxhmenti i Bankës dhe te institucionet zyrtare nëse është e nevojshme.
  • Të këshilloni klientët e tanishëm dhe të ardhshëm mbi produktet dhe shërbimet bankare që janë më të përshtatshme për nevojat e tyre.
  • Të fokusoheni në shërbim sa më të mire ndaj klientit.

Kualifikimet:

  • Diplomë Baçellor në Financa, Kontabilitet ose Menaxhment.
  • Të ketë përvojë pune së paku 2 vite.
  • Shkathtësi të shkëlqyera të komunikimit verbal, të shkruar dhe ndërpersonal.
  • Aftësi shumë të mira të menaxhimit të kohës dhe aftësi organizative.
  • Aftësi për të marrë iniciativa, për të punuar në ekip.
  • Aftësi të mira kompjuterike.
  • Patent shoferi i Kategorisë B.
  • Njohuri të gjuhës angleze (në të folur dhe në të shkruar).

Kandidatët e interesuar inkurajohen të aplikojnë duke plotësuar formularin në gjuhën Angleze:

https://bkt-ks.com/bkt/burimet-njerezore/mundesi-punesimi/. Për çdo problem kontaktoni [email protected].

Të gjitha aplikacionet do të trajtohen me konfindencialitet të lartë. Vetëm kandidatët e përzgjedhur për testim do të lajmërohen përmes telefonit.