www.ofertapune.net Analist/e për të Dhëna në Hulumtime (Research Data Analyst) | PunaIme

Analist/e për të Dhëna në Hulumtime (Research Data Analyst)

Kompania

Kantar

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

05-09-2023

Data e perfundimit

27-09-2023

Lloji i orarit

Full Time

Pozita
Analist/e për të dhëna në hulumtime (Research Data Analyst)
Përmbledhje e punës
Jemi duke kërkuar analist për të dhëna në hulumtime, të jashtëzakonisht të motivuar dhe të orientuar në detaje, për t’ju bashkëngjitur ekipit tonë dinamik të hulumtuesve. Kandidati/ja ideal/e duhet të ketë shkathtësi të mira analitike, sy të mprehtë për detaje dhe aftësi për të bashkëpunuar me ekipe të ndryshme funksionale. Analisti/ja për të dhëna në hulumtime luan rol kritik në mbledhjen e të dhënave, pastrimin, analizën dhe interpretimin e databazave komplekse, për të përkrahur iniciativat e hulumtimeve dhe për të udhëzuar vendim-marrje të bazuar në fakte.
Detyrat dhe përgjegjësitë
  • Skriptimi dhe kodimi i pyetësorëve të hulumtimit në softuer për anketa
  • Mbledhja, përpunimi dhe validimi i të dhënave nga burime të ndryshme, duke garantuar integritet dhe saktësi të të dhënave, me ndihmën e përdorimit të softuerëve statistikorë si SPSS ose ngjashëm
  • Aplikimi i metodave statistikore dhe analitike për të zbuluar gjetje, modele dhe trende në të dhëna
  • Krijimi i vizuelizimeve të qarta dhe informative nga të dhënat, si grafikë, tabela, infografika, për të komunikuar konkluzione në mënyrë efektive audiencave të ndryshme
  • Bashkëpunim i ngushtë me hulumtues, shkencëtarë dhe hisedarë për të kuptuar objektivat e hulumtimeve dhe kërkesat për të dhëna
  • Mirëmbajtja e databazave, implementimi efektiv i praktikave për menaxhim të të dhënave, duke garantuar qasje dhe siguri të të dhënave
  • Të informohet rreth trendeve në industri, praktikave më të mira dhe zhvillimeve në metodologjitë e analizës së të dhënave
  • Të kontribuojë në zhvillimin e propozimeve për hulumtime, planeve dhe metodologjive për projekte
  • Të marrë pjesë në takimet e rregullta të ekipeve për të ndarë gjetje dhe të kontribuojë në procesin e hulumtimit
  • Të garantojë respektim me standardet etike, rregulloret dhe ligjet e privatësisë dhe politikave institucionale gjatë trajtimit të të dhënave të ndjeshme dhe personale
  • Menaxhimi i mirëmbajtjes së kompjuterëve, pajisjeve dhe rrjetit në zyre
  • Detyra të tjera të caktuara nga menaxhmenti
Periudha provuese: 3 muaj
Kontrata: 12 muaj
Orari i punës: 40 orë në javë, e hënë – e premte, 0830–1700
Benefitet: Skema pensionale sipas ligjit
Pushimi vjetor: Sipas ligjit të punës
Kushtet tjera: Nuk lejohet të punojë në të njëjtën kohe për ndonjë kompani apo organizatë tjetër në sektorin e njëjtë (hulumtime të tregut dhe/ose të opinionit)
Kualifikimet/përvoja e kërkuar:
  • Bachelor në shkenca kompjuterike, TIK ose ngjashëm
  • Përvojë në menaxhim dhe analizë të të dhënave
Shkathtësitë e kërkuara:
  • Aftësi në softuer për statistika si SPSS, STATA ose R
  • Aftësi në softuer dhe teknika të vizuelizimit të të dhënave për të prezantuar informata komplekse në mënyrë efektive
  • Shkathtësi të zgjidhjes së problemeve dhe aftësi për t’ju qasur problemeve komplekse në mënyrë metodike
  • I/e orientuar në detaje me përkushtim për të prodhuar rezultate të sakta me kualitet të lartë
  • Shkathtësi efektive të komunikimit, shkathtësi të larta të shkrimit dhe leximit në gjuhën shqipe dhe angleze
  • Vetëdije etike dhe përkushtim për trajtimin e të dhënave me përgjegjësi dhe garantim të privatësisë
  • Mendësi për mësim të vazhdueshëm me qasje pro-aktive për të qëndruar të informuar rreth trendeve të industrisë dhe teknologjive në zhvillim
  • Shkathtësi për menaxhim efektiv të kohës
Procesi i aplikimit
Për të aplikuar, ju lutem dërgoni biografinë tuaj përmes butonit ‘APLIKO KËTU‘ . I falënderojmë të gjithë aplikuesit për interesimin, por vetëm ata që përzgjidhen për intervistë do të kontaktohen.
Kantar Index Kosova është punëdhënës që respekton mundësitë e barabarta dhe mirëpret llojllojshmëri të madhe të aplikuesve. Inkurajojmë aplikime nga individë me çfarëdo prejardhje dhe përvoje.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?