www.ofertapune.net Analist/e për Korporatë | PunaIme

Analist/e për Korporatë

Kompania

Banka Kombëtare Tregtare

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

11/11/2020

Data e perfundimit

24-11-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Bankë

NJOFTIM PËR PUNËSIM   

  • Pozita: Analist për Korporatë
  • Lokacioni: Prishtinë
  • Data e Hapjes: 11.11.2020
  • Data e Mbylljes: 24.11.2020
  • Shkollimi: Diplomë Baçellor
  • Njohuri e Gjuhës: Anglisht

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të bëj prezantimin e produkteve dhe shërbimeve të Bankës në mënyrë sa më aktive.
  • Të ndjek zhvillimet e biznesit në rajonin që mbulon dega dhe të ndërtojë marrëdhënie me çdo biznes të ri.
  • Të ndjek zhvillimet e sektorit bankar.
  • Të përgatis dosjet e aplikimit për kredi sipas kërkesave të manualit përkatës.
  • Të bashkëpunoj me Departamentin e Korporatave për prezantimin sa më të plotë të rasteve në Komitetin e Kredisë.
  • Të kontrolloj me hollësi dokumentat e kërkuara prej klientëve.
  • Të siguroj klientë të rinj të Korporatave.
  • Të bëj vlerësimin preliminar për kredinë me drejtuesin e degës.
  • Të bëj identifikimin dhe përzgjedhjen e klientëve të korporatës në rajonin që mbulon, dhe të krijon marrëdhenie të shëndosha afariste.

Kualifikimet:

  • Të jetë i diplomuar në Ekonomi/Administrim Biznesi/Menaxhment.
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, prezantuese, koordinuese dhe bindëse.
  • Të ketë njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit.

Kandidatët e interesuar inkurajohen të aplikojnë duke plotësuar formularin përmes këtij linku: https://bkt-ks.com/bkt/burimet-njerezore/mundesi-punesimi/. Për çdo problem kontaktoni [email protected]

Të gjitha aplikacionet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të lajmërohen përmes telefonit.