www.ofertapune.net Agjent Tregtar, Shitës Ambulantiv | PunaIme

Agjent Tregtar, Shitës Ambulantiv

Kompania

Arjeta Group

Lokacioni

Lipjan , Prishtinë , Prizren , Shtime

Data e publikimit

13-03-2023

Data e perfundimit

31-12-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

Arjeta Group shpallë konkurs për këto vende të lira Pune :

  • 1 – Agjent Tregtar
  • 3 – Shitës Ambulantiv sektori AKULLORE

 

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën Agjent Tregtar

Lokacioni i Punës, Terren sipas planit të vizitave

  • Viziton klientët sipas rutës, pranon porosi, kontakton dhe krijon klientë të rinj duke planifikuar dhe organizuar orarin dhe rutën ditore të vizitave ndaj pikave shitëse ekzistuese, potenciale si dhe ndaj faktorëve tjerë në treg.
  • Përshtatë përmbajtjen e prezantimit të shitjes duke studiuar produktet që duhet shitur, pikat shitëse apo faktorë tjerë tregu, si dhe historinë e shitjes dhe kartelën e klientit në përgjithësi.
  • Kujdeset për pozicionimet e produkteve në rafte të dyqaneve që i furnizon,
  • Identifikon klientë të ri dhe inicion bashkëpunimin me ta,
  • Liston produktet e reja nëpër dyqane,

 

Kualifikimet e Kërkuara

  • Të ketë të përfunduar së paku shkollën e Mesme;
  • Të ketë përvojë pune në këtë drejtim ose të ngjashëm minimum 1 vit;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe negociuese;
  • Të posedoi patentë shofer të kategorisë B.

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën Shitës ambulantiv sektori AKULLORE

Lokacioni i Punës, Prishtinë, Lipijan Shtime si dhe Rregjioni i Dukagjinit me Prizren

  • Bënë shitjen dhe shpërndarjen e produkteve të kompanisë;
  • Identifikon pikat shitëse të reja dhe mban kontakte të rregullta me ta;
  • Bënë vizitat e rregullta sipas planit të vizitave;
  • Kryen dhe detyra të tjera të deleguara nga menaxheri.

Kualifikimet e Kërkuara

  • Të ketë të përfunduar së paku shkollën e Mesme;
  • Të ketë përvojë pune në këtë drejtim ose të ngjashëm minimum 1 vit;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe negociuese;
  • Të posedoi patentë shofer të kategorisë B,

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV e tyre në postën elektronike ( e-mail ) [email protected] , ose drejtpërdrejt  tek zyrat tona të cilat gjenden në adresën; Magjistralja Prishtinë Ferizaj kilometri i 9 Graçanicë. 

Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.

Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartcekura do të ftohen për intervistim

Konkursi do të jetë i hapur nga data 13. Mars 2023 deri më 19 Mars 2023.