www.ofertapune.net Agjent i Shitjes (Ambulantiv) dhe Merchandiser | PunaIme

Agjent i Shitjes (Ambulantiv) dhe Merchandiser

Kompania

Devolli Logistic System

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

18-05-2023

Data e perfundimit

17-06-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

Devolli Logistic System SH.P.K me aktivitet kryesor afarist të shitjes dhe distribuimit të produkteve ushqimore, përkatësisht produkteve të kafes dhe miellit, shpall:

KONKURS PUNE

 

Titulli i Pozitës:    AGJENT I SHITJES (Ambulantiv) dhe MERCHANDISER

Lokacioni: Prishtinë

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË PËR AGJENT I SHITJES:

  • Prezantimi dhe shitja e produkteve të kompanisë; zbaton planin e parashikuar të shitjes,
  • Arritja e objektivave mujore të përcaktuara,
  • Vizita të rregullta tek klientët sipas planit të vizitës,
  • Prezentimi i risive dhe produkteve të kompanisë,
  • Përgjegjës për plotësimin e qëllimeve dhe zhvillimin e marrëdhenieve me klientët në territorin e caktuar,
  • Raporton në baza ditore në departamentin e shitjes,
  • Realizon të gjitha komunikimet me klientë,
  • Realizon detyra tjera sipas kërkesës së departamentit të shitjes dhe mbikqyrësit,
  • Respekton dhe zbaton politikat dhe procedurat e kompanisë.
  • Përcjell dhe raporton për konkurrencën dhe trendet e tregut.

 


 

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË PËR MERCHANDISER:  

  • Është përgjegjës për zgjerimin, ruajtjen e pozicionit dhe ekspozimit të të gjitha produkteve të brendeve të Kompanisë në pikën apo planin e caktuar 
  • Siguron informacion për gjendjen e stokut si dhe informacione tjera të nevojshme për dukshmërinë e produkteve të brendit në treg
  • Siguron arritjen e objektivave të ekspozimit (facing) të produkteve të brendit perkatës brenda të gjitha pikave të shitjes të caktuar në plan
  • Kërkon mundësi për vendosjen dhe ekspozimin e produkteve jashtë raftit
  • Siguron pozitë dhe ekspozim sa më efektiv të POSM të përkohëshëm/përhershëm dhe të negocioj pozitat kryesore dhe ekskluzive për POSM
  • Monitoron dhe mirëmban cmimet e shitësve me pakicë, mban freskinë e produkteve duke aplikuar rotacion strikt, kodimit dhe i përmbahet standardeve të temperaturës;
  • Kontrollon freskinë dhe implementon principin “First in First Out” (i pari hyn i pari del nga rafti)

 

 KUALIFIKIMET E KËRKUARA: 

Edukimi: Diploma e shkollës mesme; (përgatitja Universitare është përparësi) 

Përvoja e Punës: Përvoja e punës në fushën e shitjes.

NJOHURITË TJERA:   

  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunkimit,
  • Aftësi të shkëlqyeshme të shitjes, negocimit dhe bashkëpunimit,
  • Të posedoj patentë shoferin, kategoria B,
  • Të jetë në gjendje të punoj në mënyrë të pavarur apo në grup,
  • Të jetë fleksibil dhe të përgjigjet pozitivisht ndryshimeve.

PROCEDURA PËR APLIKIM : Inkurajohen të gjithë Kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë përmes butonit “APLIKO” me poshte ose duke dërguar CV përmes e-mail adresës elektronike në: [email protected] Në fushën e subjektit,ju lutem specifikoni Pozitën për të cilën aplikoni (Agjent i shitjes). Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejmë të rekrutimit.