www.ofertapune.net Agjent i Shitjes | PunaIme

Agjent i Shitjes

Kompania

Premium Car Care

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

04-01-2023

Data e perfundimit

30-10-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

Pozitë e lirë pune në Premium Car Care.

Në kuadër të zhvillimit dhe zgjerimit të aktiviteteve të saj, kompania jonë  Premium Car Care, është në kërkim të personave të motivuar dhe që kanë dëshirë të jenë pjesë e ekipit tonë.

Agjent i Shitjes

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Shitja direkte në terren e pjesëve të automjeteve si dhe materialeve dhe aksesorëve tjerë
  • Mirëmbajtja e raporteve me klientët ekzistues dhe themelimi i raporteve me klientë të rinj
  • Pranimi i porosive nga klientët, procesimi dhe dërgimi i atyre porosive
  • Detyra të tjera të ngjashme, të caktuara nga menaxhmenti i kompanisë

Kriteret e kërkuara:

  • Të ketë të përfunduar së paku shkollën e mesme (preferohet lëmia e tregtisë ose ekonomisë ), kërkohet diploma
  • Përvojë pune në shitje së paku 1 vit ( preferohet në lëminë e auto pjesëve ose auto industrisë )
  • Të jetë person i orientuar për shërbim ndaj klientit
  • Të ketë aftësi të mira organizative dhe të menaxhimit të kohës
  • Të ketë aftësi për punë ekipore (të jetë person bashkëpunues me stafin e kompanisë)
  • Aftësi shumë të mira komunikuese
  • Njohuri rreth produkteve dhe brendeve të auto pjesëve (të paktën njohuri bazike)
  • Kërkohet patent shoferi kategoria B 

Dergo CV  këtu –   i[email protected]