Agjent i Shitjes
Data e publikimit
29-11-2022
Data e perfundimit
02-06-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Retail dhe Distribuim
POZITA: Agjent i Shitjes
REFERENCA: MC-020/2-22
QYTETI: Çagllavicë
Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industrinë e Marketingut, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Agjent i Shitjes, të cilët kanë përvojë në gjenerimin e shitjes.
PËRGJEGJËSITË:
- Të bëjë prezantimin dhe shitjen e produkteve për të cilën kompania është përfaqësuese e autorizuar në mënyrë profesionale te klientët.
- Ti vizitoj klientët dhe partneret e kompanisë në baza javore për të marre porosite dhe të prezantoj produktet e reja.
- Të identifikojë klientët e ri potencialë për shitjen e produkteve ekzistuese dhe promovuese, me qëllim të zhvillimit të tregut.
- Të bëjë analiza të produkteve të caktuara të konkurrencës në treg.
- Të organizojë operacionet e përditshme të shitjes në teren.
- Të përmbush planin e shitjes për produktet e caktuara nga kompania.
KËRKESAT dhe AFTËSITË:
- Të ketë të përfunduar shkollën e mesme (preferohen t’i ketë të përfunduara studimet bachelor).
- Minimum 2 vit përvojë pune në shitje apo në industrinë relevante.
- Energjik dhe i/e shkathët që të komunikoj lehtësisht me të gjithë njerëzit.
- Aftësi për të mësuar shpejt punë, produktet dhe adaptimin në punë
- Aftësi të mira të negocim dhe shitje.
- Njohuri të theksuar të paketës kompjuterike Microsoft Office (Word & Excel).
- Patentë shoferi valide dhe përvojë në ngasjen e automjetit.
OFERTA:
- Pagë atraktive.
- Orari i punës prej 08:00 deri 17:00, nga e Hëna – E Premte (Të Shtunën punohet 09:00-16:00).
- Sigurim shëndetësor.
- Kompensim i shpenzimeve të telefonit.
- Transport i organizuar në vendin e punës dhe anasjelltas.
- Mundësi për të punuar me ekipin fantastik.
- Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal dhe profesional.
APLIKIMI:
Të gjithë ju që posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, jeni të mirëseardhur të aplikoni deri më datën 09.12.2022. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.