Agjent i Shitjes

Kompania

AGNA Kosova

Data e publikimit

24-11-2022

Data e perfundimit

05-12-2022

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

Agna Kosova, pjesë e Agna Group kompania lider ne sektorin e FMCG-së në Shqipëri po kërkon njerëz energjik e të vendosur, që i shohin sfidat si mundësi, të gatshëm për t’u përballur çdo ditë me dinamikat e tregut dhe që e kanë pasion shitjen dhe punën në terren, për t’i punësuar si agjentë shitjesh për qytetin Pejë, Gjakovë, Vushtrri, Mitrovicë dhe Prishtinë.

Detyrat kryesore:

  • Krijon, zhvillon dhe mban marrëdhënie të mira me klientët.
  • Realizon objektivat e shitjes të vendosura nga departamenti dhe kompania.
  • Është ambasador për brandet dhe imazhin e kompanisë në treg.
  • Raporton mbi bazën e standardeve të vendosura nga kompania.
  • Njeh problemet apo mundësitë e tregut dhe ofron zgjidhje kreative.
  • Informohet për konkurrentët dhe raporton bazuar në standardet e kompanisë.
  • Përditëson njohuritë dhe zhvillohet profesionalisht.

Aftësitë dhe kualifikimet:

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë.
  • Të ketë gatishmëri të lartë për t’i shërbyer klientëve.
  • Të ketë njohuri të mira të paketës Microsoft Office.
  • Leje drejtimi automjeti.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërpersonale.
  • Të jetë këmbëngulës dhe të ketë fokus tek objektivat.

Të interesuarit të dërgojnë CV-te në adresën [email protected]

Afati i aplikimeve: 05/12/2022.

Apliko këtu