Agjent/e të Shitjes në Terren
Data e publikimit
15-11-2023
Data e perfundimit
27-06-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Retail dhe Distribuim
Shkel e Shko Sh.P.K. me aktivitet kryesor afarist të shitjes dhe distribuimit të produkteve higjienike përkatësisht aromatizues për hapësira të ndryshme, letra higjienike, detergjente etj., shpall:
KONKURS PUNE
Titulli i Pozitës: Agjent/e të shitjes në terren (3)
Vendi: Prishtinë
Detyrat dhe përgjegjësitë e pozitës:
- Është përgjegjës për zgjerimin, ruajtjen e pozicionit dhe ekspozimit të të gjitha produkteve të brendeve të kompanisë në pikën apo planin e caktuar;
- Siguron informacion për gjendjen e stokut si dhe informacione tjera të nevojshme për dukshmërinë e produkteve të brendit në treg;
- Siguron arritjen e objektivave të ekspozimit (facing) të produkteve të brendit përkatës brenda të gjitha pikave të shitjes të caktuar në plan;
- Kërkon mundësi për vendosjen dhe ekspozimin e produkteve në pika te reja;
- Monitoron dhe mirëmban çmimet e shitësve me pakicë.
Kualifikimet e kërkuara:
- Kandidatët duhet të kenë të përfunduar shkollën e mesme, preferohet të kenë diplomë Universitare;
- Minimum 1 vjet përvojë pune në fushën e shitjes/merchandising;
- Të kenë aftësi të shkëlqyeshme të komunkimit dhe prezantimit;
- Të kenë aftësi të punës në ekip dhe të pavarur;
- Te jenë fleksibil dhe t’i përgjigjen pozitivisht ndryshimeve;
- Të kenë aftësi të mira ndërpersonale;
- Të posedonë patent shofer, Kategoria B.
Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV përmes butonit më poshtë, ose WhatsApp +383 44 730 720.
Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.