www.ofertapune.net Agjent/e të Shitjes | PunaIme

Agjent/e të Shitjes

Kompania

Pro Real Estate

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

08-05-2023

Data e perfundimit

08-06-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

Bëhu pjesë e ekipit lider në industrinë e patundshmërisë!

Pro Real Estate, kompania lider në tregun e patundshmërisë në Kosovë dhe rajon, hap pozitë të re pune për Agjent/e të Shitjes

Përgjegjësia kryesore e punës do të jetë ofrimi i konsulencës për klientët tanë përgjatë gjithë procesit të shit-blerjes apo qiradhënies, që nga prezantimi i pronës në terren deri tek finalizimi i marrëveshjes, çdo herë duke ofruar shërbim me strandardet më të larta etike dhe profesionale.

Pozita është ideale për një individ të motivuar që ka aftësi të shkëlqyera komunikimi, është pozitiv, energjik dhe entuziast për t’u rritur dhe zhvilluar profesionalisht, përmes trajnimeve dhe burimeve të tjera.

 
Nëse dëshironi t’i bashkoheni një ekipi dinamik dhe inovativ, ku vazhdimisht do të ndiheni të mbështetur dhe të motivuar, ju inkurajojmë të dërgoni CV-në tuaj në email: [email protected] dhe në subject të ceket pozita për të cilën aplikoni.
 
Afati i fundit për aplikim është dt. 08.06.2023.