www.ofertapune.net Agjent Ambulantiv i Pijeve | PunaIme

Agjent Ambulantiv i Pijeve

Kompania

Genesis

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

09-05-2022

Data e perfundimit

24-09-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

GENESIS SH.P.K. është kompani përfaqësuese e disa brendeve në Republikën e Kosovës dhe kompani e distribuimit të produkteve të ndryshme, me personel me përvojë shumëvjeçare në këtë fushë. Me qëllim të plotësimit të vendit të punës GENESIS, më 09 maj 2022 shpallë:

KONKURS

Për pozitën:

  1. Agjent i Pijeve Ambulantiv – 1 (një) pozitë;

Detyrat kryesore:

  • Mban përgjegjësi për shitjen e mallit për të cilin punon në bazë të planit të caktuar nga udhëheqësi;
  • Bën përgatitje para daljes në teren, vendos qëllimet për secilën vizitë, dhe përcakton prioritet gjatë vizitave;
  • Bën prezentimin, dhe shitjen e produkteve në terenin përkatës, që i caktohet.
  • Mban evidenca financiare ditore për vlerat e mallit, dhe mallit të shitur ne terenin perkatës.
  • Raporton në baza ditore gjatë vizitave në terren;
  • Detyra dhe përgjegjësi tjera që  i caktohen nga mbikqyrësi.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme, kualifikimi universitar është përparësi;
  • Të ketë minimalisht 1 vit përvojë në të njëjtin profil pune ( përvoja në HoReCa konsiderohet përparësi);
  • Aftësi të shkëlqyera të shitjes dhe negocimit;
    Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe aftësipër të punuar në ekip;
  • Të jetë i gatshme të punojë nën presion dhe me orar fleksibil.

CV-në dhe dëshmitë për përvojën tuaj mund t’i dërgoni në këtë adresë:[email protected] të plotësuar me pozitën e punës për të cilin aplikoni.
Konkursi do të jetë i hapur deri më datën 25.05.2022 në ora 17:00.

Aplikaconet e dërgura me vonesë dhe ato të pakompletuara nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.