www.ofertapune.net Administrator/e | PunaIme

Administrator/e

Kompania

BONEVET Prishtina

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

20-11-2024

Data e perfundimit

08-12-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Administratë

BONEVET Prishtina ka hapur thirrjen për Administrator/e

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Regjistrimi dhe Komunikimi:

  • Menaxhimi i procesit të regjistrimit të fëmijëve dhe të rriturve në klasa dhe trajnime, duke përfshirë përgatitjen e marrëveshjeve dhe listave të vijueshmërisë;
  • Përditësimi dhe mbajtja e regjistrave të saktë të të dhënave të pjesëmarrësve për të siguruar informacionin e nevojshëm për aktivitete dhe komunikim të suksesshëm;
  • Komunikimi i rregullt me prindërit dhe pjesëmarrësit e interesuar përmes emailit, telefonit dhe formave tjera të komunikimit, duke ofruar informacion të saktë dhe në kohë për kurset, oraret, ndryshimet e mundshme dhe informacione të tjera relevante.

Menaxhimi i Hapësirës dhe Logjistika:

  • Sigurimi që hapsira e zyrës dhe klasave të jetë e organizuar, e sigurt duke përfshirë organizimin e hapsirës për aktivitete të ndryshme dhe rregullimin sipas nevojës;
  • Blerja dhe menaxhimi i inventarit të pajisjeve të nevojshme për klasa dhe aktivitete, duke përfshirë menaxhimin e buxhetit për furnizimet dhe sigurimin që shpenzimet të jenë brenda buxhetit të caktuar;
  • Menaxhimi i orarit dhe targeteve vjetore për të siguruar që objektivat e organizatës të arrijnë dhe të koordinohen me orarin e klasave dhe eventeve

Menaxhimi i Dokumentacionit dhe Raportimi:

  • Menaxhimi i dokumenteve digjitale dhe të dhënave të nxënësve, duke garantuar ruajtjen e tyre në përputhje me rregulloret për mbrojtjen e të dhënave personale.
  • Analiza dhe raportimi i statistikave në baza ditore, javore, mujore dhe vjetore për të monitoruar dhe ndjekur përparimin dhe përfshirjen e pjesëmarrësve.

Shkathtësitë dhe Aftësitë:

  • Të ketë aftësi të mira të komunikimit në gjuhën shqipe (në të folur dhe në shkrim).
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze.
  • Të jetë i/e gatshëm/me të punojë me orar të pasdites nga ora (13:00 – 21:00).
  • Të ketë pasion për edukim.
  • Të jetë i/e përpiktë dhe të respektojë proceset e punës.
  • Të ketë njohuri në përdorimin e programeve digjitale për menaxhimin e të dhënave.
  • Njohuritë mbi financat dhe menaxhim të buxheteve konsiderohen si përparësi. 
Afati i fundit për aplikim është 8 dhjetor, 2024, ora 23:59.