www.ofertapune.net Sales Representative (e-commerce) - 2 Pozita të lira të punës | PunaIme

Sales Representative (e-commerce) – 2 Pozita të lira të punës

Kompania

Baboon Delivery

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

04-07-2022

Data e perfundimit

02-03-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

Titulli: (2) Sales Representative (e-commerce)

Emri i Kompanisë: Baboon Delivery

Kategoria: Marketing dhe Reklamim/ Shitje

Lloji: Orar i Plotë

Data e Skadimit: 08.07.2022

Paga:  Bazë + Bonus

Qyteti: Prishtinë


Baboon Delivery është platforma më e përhapur në Shqiperi për porositjen online te ushqimit, e cila po zgjerohet edhe në Kosovë duke filluar nga Korrik 2022. Themeluar në vitin 2015 në Tiranë, Baboon ka arritur të jetë një nga kompanitë lidere në zhvillimet teknologjike të vendit për të ofruar shërbime marketingu, logjistike dhe e-commerce
www.baboonapp.com duke përfshirë në një aplikacion të vetëm +350 restorante dhe shumë biznese të tjera si: dyqane lulesh, dyqane për fëmijë, kompani distributor dhe së shpejti farmaci.

Baboon Delivery Kosovë me qendër në Prishtinë po kërkon të punësojë Sales Representative ku do të menaxhojnë një numer të caktuar biznesesh qe jane pjese e platformes.

Detyrat dhe Përgjegjësitë e tua do të jenë:

  • Krijimi, menaxhimi dhe rritja e Portofolios
  • Kërkim dhe hulumtim i tregut për kliente potencial në përputhje me strategjinë e kompanisë
  • Pjesëmarrje aktive në trajnimet e punës
  • Caktim dhe zhvillim takimesh negocimi me klientët
  • Informimi i bizneseve mbi shërbimet dhe produktet tona dhe mbi kushtet e bashkëpunimit
  • Trajnimi i bizneseve mbi funksionimin e shërbimeve, produkteve tona
  • Monitorimi i respektimit të kushteve të bashkëpunimit dhe ofrimi i ndihmës mbi çështje teknike apo çështje të menaxhimit të produkteve dhe marrëdhëniet me klientin.
  • Menaxhimi i pagesave nga bizneset
  • Përgatitja e raportimeve të kërkuara nga kompania

Kushtet e Punës:

  • Page konkurruese
  • Sigurim shendetesor
  • Mjedisi i punës i orientuar drejt performancës dhe ideve
  • Mundësi mentorimi dhe zhvillimi profesional
  • Perspektivë afatgjatë për karrierën tuaj profesionale në një kompani të orientuar drejt së ardhmes
  • Mundësi për të punuar me teknologjitë më të fundit në treg
  • Bonus ekstra në bazë të performancës.

Arsimi dhe Eksperienca

  • Te ketë diplome universitare ne Administrim Biznesi, Marketing dhe PR (Por jo e detyrueshme)
  • Te ketë njohuri të mirë të gjuhës shqipe dhe angleze
  • Janë avantazh eksperienca të mëparshme pune të ngjajshme në ketë fushë.
  • Njohuri bazë të paketës Microsoft Office.

Kërkesa të veçanta (por jo të detyrueshme):

  • Të keni patentë shofere të kategorise B
  • Të posedoni një makinë personale
  • Të dini te flisni, shkruani mirë më shumë se një gjuhë të huaj

Apliko Tani!

Për të aplikuar për këtë pozite ju lutem dergoni CV-në tuaj duke permendur në subjekt pozitën të cilen po aplikoni në email-in: [email protected]