www.ofertapune.net 5 Monitorues të Sistemit Gjyqësor | PunaIme

5 Monitorues të Sistemit Gjyqësor

Kompania

Grupi për Studime Juridike dhe Politike

Data e publikimit

30-05-2023

Data e perfundimit

31-12-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Ligj & Legjislacion

THIRRJE PËR APLIKIM

PROGRAMI I MONITORIMIT TË SISTEMIT GJYQËSOR DHE PROKURORIAL NË KOSOVË

Pozita: Monitorues (5 pozita)

Kohëzgjatja: 12 muaj/me mundësi vazhdimi

Vendet: Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj (sipas percaktimit)

Lloji i kontratës: Kontratë për shërbime

Paga: 500 Euro (bruto)

Mbi programin:

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) është një organizatë jo-qeveritare, e pavarur, dhe jo fitimprurëse me seli në Prishtinë, Kosovë. Misioni i saj është të zhvilloj hulumtime kredibile të politikave publike në fushat e politikës, sundimit të ligjit, ekonomisë, bashkëpunimit rajonal, si dhe të shtyjë përpara zgjidhje adekuate të politikave që adresojnë dështimet dhe/ose të trajtojnë problemet në fushat e e lartëpërmendura.

GLPS është duke zbatuar projektin e titulluar: “Mbështetja e Reformës së Administratës Publike dhe Sundimit të Ligjit nëpërmjet luftimit të korrupsionit dhe përmirësimit të ofrimit të shërbimeve”, financuar nga Bashkimi Evropian. Qëllimi kryesor i komponentës së parë të këtij projekti është të monitorojë dhe analizojë mbarëvajtjen e rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar, me fokus të veçantë në ato të korrupsionit të profilit të lartë. Fokus të veçantë në këtë aspekt do të kenë rastet në të cilat transparenca, drejtësia dhe meritokracia e garantuar me legjislacionin në Kosovë nuk respektohet. Me anë të këtij projekti do të rritet presioni për reforma dhe përmirësime të vazhdueshme të sistemit të drejtësisë në Kosovë përmes ofrimit të këshillave . analizave dhe rekomandimeve të nevojshme për të shënuar përmirësim të funksionimit të sistemit gjyqësor dhe atij prokurorial.

Ky projekt përfshinë monitorimin e punës së Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës, si dhe të gjitha gjykatave dhe prokurorive në Kosovë. Me anë të këtij projekti pritet që këto institucione të ngrisin efikasitetin, transparencën dhe llogaridhënien me qëllim të krijimit të një sistemi të drejtësisë që është i sigurt, kompetent dhe i aftë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Njëkohësisht, një sistem i tillë do të mbështeste dhe kontribuonte në zhvillimin ekonomik dhe integrimin ndërkombëtar të Kosovës.

Kërkesat dhe kualifikimet e nevojshme

  • Të jeni qytetarë apo banorë i përhershëm i Republikës së Kosovës;
  • Të posedoni diplomë Bachelor në Juridik në një nga universitetet publike ose private të Kosovës;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi si me gojë ashtu dhe me shkrim në gjuhën shqipe janë të detyrueshme;
  • Gjuha shqipe dhe serbe për monitoruesit që do të caktohen në Mitrovicën Veriore është e domosdoshme;
  • Shkathtësitë e shkëlqyera në përdorimin e kompjuterit (Word, Excel, Power Point) janë të domosdoshme;
  • Njohuri të avancuara për procedurat ligjore dhe aftësitë për të hartuar raporte dhe analiza;
  • Aftësitë dhe gatishmëria për të punuar në mënyrë të pavarur ose me të tjerët është e domosdoshme;
  • Njohja e gjuhës angleze është përparësi;
  • Përvoja e punës në këtë fushë është e preferuar.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Monitorimi i punës së KPK/KGJK:

  • Krijimi i marrëdhënieve profesionale me institucionet gjyqësore dhe prokuroriale për të siguruar qasje në informatat e nevojshme për realizimin e projektit;
  • Monitorimi i takimeve të KPK/KGJK dhe analizimi i vendimeve të marra me qëllim të ofrimit të rekomandimeve adekuate dhe konkrete;
  • Hartimi i raporteve ditore për të gjitha takimet e mbajtura në KPK/KGJK dhe analizimi i vendimeve të marra me qëllim të ofrimit të rekomandimeve adekuate.

Monitorimi i punës së gjykatave dhe prokurorive në Kosovë:

  • Mbledhja e informatave për të gjitha rastet që monitorohen në sistemin gjyqësor dhe prokurorial në Kosovë;
  • Monitorimi i një numri të caktuar të seancave gjyqësore në shtatë Gjykatat Themelore të Kosovës, përfshirë Departamentin e Përgjithshëm, për Krime të Rënda, për Çështje Administrative, Departamentin Special dhe Gjykatën Komerciale. Monitorimi i këtyre rasteve do të bëhet përgjatë gjithë instancave gjyqësore, deri në përfundimin e tyre.
  • Analizimi i vendimeve të marra dhe procedurave të ndjekura në Gjykatat Themelore të Kosovës me qëllim të identifikimit, ekspozimit dhe përcjelljes së praktikave të gabuara dhe përmirësimit të tyre në këto gjykata
  • Monitorimi i një numri të caktuar të rasteve në Prokurorinë e Shtetit, në 7 regjionet e Kosovës, përfshirë dhe monitorimin e rasteve në Prokurorinë Speciale të Kosovës.
  • Analizimi i vendimeve të marra dhe procedurave të ndjekura me qëllim të identifikimit, ekspozimit dhe përcjelljes së praktikave të gabuara dhe përmirësimin e tyre në këto prokurori;
  • Hartimi i raporteve ditore për të gjitha seancat gjyqësore të monitoruara dhe identifikimi i të gjitha lëshimeve procedurale dhe materiale në rastet e monitoruara;
  • Hartimi i raporteve ditore për të gjitha rastet e ndjekura në prokurori dhe identifikimi i të gjitha lëshimeve procedurale dhe materiale në rastet e monitoruara;
  • Monitorimi dhe analizimi i praktikave aktuale, me qëllim të ofrimit të rekomandimeve për gjykatat/prokuroritë për çështjet që duhet adresuar/përmirësuar;
  • Hulumtimi dhe rishikimi i literaturës ligjore në përputhjen me nevojat e projektit;
  • Kryerja e detyrave tjera profesionale dhe administrative, sipas nevojës së projektit
  • Monitoruesit e përzgjedhur do të angazhohen për të monitoruar seanca të caktuara në të gjitha gjykatat dhe prokuroritë në Kosovë, përfshirë këtu edhe mbledhjet e KGJK-së dhe KPK-së

Si të aplikohet?

Një aplikim i kompletuar përfshinë:

  • CV-në në formation Europass, maksimum 3 faqe;
  • Letër Motivuese që tregon interesin në program dhe përvojën përkatëse (maks. 1000 fjalë);
  • Transkripta e notave apo diploma e universitetit;
  • Vërtetimin që nuk është nën hetime;
  • Një letër rekomandim nga punëdhënësi i mëhershëm, një profesor ose mentor.

Asnjë aplikacion nuk do të pranohet/konsiderohet nëse nuk u përmbahet kritereve të përcaktuara më lartë.

Personat që aktualisht kanë marrëdhënie angazhimi nën kornizën e projektit JUST REACT për GLPS-në nuk mund të aplikojnë në këtë thirrje.

Ju lutem vini re se të gjitha dokumentet duhet të dorëzohen në gjuhën shqipe ose serbe në formatin PDF në adresën: [email protected] jo më vonë se më datë 11 qershor 2023. Subjekti i e-mailit duhet të jetë “2023 GLPS Projekti i Monitorimit”. Aplikacionet pranohen vetëm në mënyrë elektronike.

Asnjë aplikacion nuk do të pranohet/konsiderohet pas mbylljes së afatit për aplikim dhe në çfarëdo forme tjetër (p.sh. fizikisht, përmes faksit) ose të dërguara në adresa të tjera. Thirrjet telefonike nuk pranohen. Vetëm kandidatët që do të hynë në listën e ngushtë do të njoftohen.

Aplikimet inkurajohen nga të gjithë kandidatët e kualifikuar, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, besimi, orientimi seksual apo identiteti gjinor.