100 vende te lira – Punë Praktike për Studentët e Universitetit të Prishtinës

Kompania

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

11/10/2021

Data e perfundimit

23-10-2021

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Të tjera

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit lanson programin për punë praktike për studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Kjo iniciativë ka për qëllim avancimin e studentëve në programet që lidhen me fushëveprimin e MKRS-së si përkushtim institucional për të mbështetur aftësimin e studentëve për tregun e punës dhe njëkohësisht të avancoj në përmbushjen e prioriteteve strategjike të Ministrisë.

Fakultetet dhe profilet që targetohen përmes kësaj thirrje janë:

Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit (FEFS)
Fakulteti i Arkitekturës (FA)
Fakulteti Ekonomik (FE)
Fakulteti Filozofik (FF) – Drejtimet e Psikologjise, Historisë,
Sociologjisë, Shkenca politike, Etnologji, Antropologji, Arkeologji,
Fakulteti i Filologjisë (FF’) – Drejtimi i Gazetarisë,
Fakulteti i Mjekësisë (FM)
Fakulteti i Ndërtimtarisë (FN) – Drejtimet e Ndërtimtarisë dhe Gjeodezisë
Fakulteti i Arteve (FA’) – Drejtimet e Dizajnit,
Fakulteti i Edukimit (FE’)
Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore (FSHMN) – Kimi
Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK) – Drejtimi Inxhinierisë Kompjuterike

Aplikimi do të bëhet përmes platformës www.kosovogenu.com -> Shpallje -> Programi për punë praktike në MKRS dhe institucione vartëse për studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”

Për detajet tjera rreth këtij konkursi, po ju bashkëngjisim linkun në vazhdim:

https://www.mkrs-ks.org/repository/…/3578-a_202110051100.pdf

Afati për aplikim: 23 tetor 2021

Apliko këtu