Zëvendësdrejtor/e i/e SHFMU (2)
Data e publikimit
06/11/2020
Data e perfundimit
18-11-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Arsim
Në bazë të nenit 5 të Ligjit Nr. 03/L-068 për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, nenit 20 paragrafi 1 të Ligjit Nr.04/-032 për Arsimin Parauniversitar, Kapitullit V neni 67 dhe 68 të Ligjit Nr.06/0L-114 për Zyrtarët Publikë, si dhe në bazë të Udhëzimit Administrativ të MASHT-it Nr.15/2019, Drejtoria e Arsimit Komuna e Mitrovicës së Jugut, shpall:
KONKURS
Për plotësimin e vendeve të punës:
- Zëvendësdrejtor i SHFMU “ Abdullah Shabani ” në Mitrovicë
- Zëvendësdrejtor i SHFMU “Fazli Greiçefci ” Shipol
- Lloj i pozitës : Jo karrierë;
- Numri i pozitave : (2) dy
- Titulli i mbikqyrësit: Drejtori i Drejtorisë për Arsim
- Grada/Koficjenti- 8;
- Orët : 40 ;
- Kohëzgjatja e emërimit : Katër (4) vite
Qëllimi i vendit të punës :
Menaxhimi, organizimi dhe mbikëqyrja re procesit arsimor në institucionin edukativo – arsimor
Kushtet:
Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë:
Zëvendësdrejtori i institucionit edukstivo – arsimor ka përgjegjësi që në bashkëpunim me drejtorin e shkollës, të asiston në në menaxhimin dhe administrimin e përgjithshëm të institucionit, duke përfshier:
- Përgaditjen e planit vjtor, planit zhvillimor të institucionit edukativo – arsimnor dhe raportet periodike apop vjetore;
- Përdorimin efektiv dhe efikas të sistemit të informatave për menaxhimin e arsimit dhe respektimin e kodeve të ndërlidhura të praktikës, sigurimin dhe përditësimin e të dhënave të nevojshme gjatë tërë vitit shkollor;
- Detyra të caktuara për përzgjedhjen e mësimdhënësve, vlerësimin e mësimdhënësve, disiplinën në institucionin edukativo – arsimor dhë çështje tjera të cilat kanë të bëjnë me mësimdhënësit dhe punëtorët tjerë nga stafi mbështetës i shkollës;
- Mbështetjen dhe mbikëqyrjen e zbatimit të kurrikulës;
- Mbështetjen dhe mbikëqyrjen e punës së aktiveve dhe bashkëpunëtorëve profesional të institucionit edukativo – arsimor;
- Bashkëpunon me Këshillin Drejtues të të Institucionit edukativo – arsimor (KDSH), Këshillin e Prindërve, Këshillin e Arsimtarëve, Këshillin e Nxënësve dhe komunitetin e institucionit edukativo – arsimor;
Kushtet që duhet ti plotësojnë kandidatët për të marrë pjesë në konkurs janë:
- Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
- Të kenë të kryer arsimin universitar të nivelit;
- Master arsimor (kualifikimin prej 300 ECTS/5 vite të shkollimit universitar);
- Katërveçar (kualifikimin prej 240 ECTS/4 vite të shkollimit universitar);
- Bachelor katërveçar (kualifikimin prej 240 ECTS/4 vite të shkollimit universitar);
- Të ketë licencë të rregullt të mësimdhënësit sipas udhëzimit për për licencim të të mësimdhënësve ose të jetë në procedurë të licencimit;
- Të ketë të përfunduar me sukses një program të akredituar të kualifikimit profesional për udhëheqje, administrim dhe menaxhim në arsim të aprovuar nga MASHT-i, sipas rekomandimit të KSHLM;
- Të kenë përvojë pune në procesin edukativo-arsimor sipas udhëzimeve të përcaktuara në katalogun e punës;
- Tri (3) vite përvojë pune në procesin edukativo-arsimor;
Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë:
Zëvendësdrejtori i institucionit edukstivo – arsimor ka përgjegjësi që në bashkëpunim me drejtorin e shkollës, të asiston në në menaxhimin dhe administrimin e përgjithshëm të institucionit, duke përfshier:
- Përgaditjen e planit vjtor, planit zhvillimor të institucionit edukativo – arsimnor dhe raportet periodike apop vjetore;
- Përdorimin efektiv dhe efikas të sistemit të informatave për menaxhimin e arsimit dhe respektimin e kodeve të ndërlidhura të praktikës, sigurimin dhe përditësimin e të dhënave të nevojshme gjatë tërë vitit shkollor;
- Detyra të caktuara për përzgjedhjen e mësimdhënësve, vlerësimin e mësimdhënësve, disiplinën në institucionin edukativo – arsimor dhë çështje tjera të cilat kanë të bëjnë me mësimdhënësit dhe punëtorët tjerë nga stafi mbështetës i shkollës;
- Mbështetjen dhe mbikëqyrjen e zbatimit të kurrikulës;
- Mbështetjen dhe mbikëqyrjen e punës së aktiveve dhe bashkëpunëtorëve profesional të institucionit edukativo – arsimor;
- Bashkëpunon me Këshillin Drejtues të të Institucionit edukativo – arsimor (KDSH), Këshillin e Prindërve, Këshillin e Arsimtarëve, Këshillin e Nxënësve dhe komunitetin e institucionit edukativo – arsimor;
Ruajtja e vendit të punës:
Drejtorëve të institucioneve edukativo – arsimore të cilëve u është ndërprerë kontrata e punës në arsim, u ruhet vendi i punës në institucionet shkollor brenda komunës në profilin përkatës si personel edukativo – arsimor.
Informata të përgjithshme :
Aplikacionet merrën dhe dorëzohen me dokumente të kompletuara në Zyrën nr.10 në Komunën e Mitrovicës. Për të marrë një kopje të Planit aktual zhvillimor në instititucionet e lartëcekura edukativo-arsimore, kandidati duhet t’i drejtohet Zyrtarit administrativ të shkollës, ose personit të cilin e ka autorizuar KDSH. Data e njoftimit në veb faqen; konkursi.rks-gov.net është prej dt; 06.11.2020 deri me dt;05.12.2020, ndërsa data e aplikimit është nga data 07.11.2020 deri me datën 18.11.2020. Përveq veb faqes unuike të procedurave të konkurimit, konkursi publikohet edhe në ueb-faqe zyrtare të Komunës https://kk.rks-gov.net/mitroviceejugut/ Dokumentet e dërguara pas afatit dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohën nga Komisioni.