Zyrtar/e i/e Lartë për Agjendë
Data e publikimit
02/11/2020
Data e perfundimit
19-11-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Administratë
Në mbështetje të nenit 34 të Ligjit Ligjin Nr. 06/L – 114 për Zyrtarët Publikë (GZ, Nr. 8/11 mars 2019), dhe të nenit 9 të Rregullores (QRK) Nr. 16/2020 për Pranimin dhe Karrierën në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës datë: 21.08.2020). Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës shpall:
KONKURS
Për Zyrtar të Lartë për Agjendë në Departamentin e Protokollit në Zyrën e Presidentit të Republikës së Kosovës.
PËRSHKRIMI i PËRGJITHSHËM I PUNËS
- Nën mbikëqyrjen e Drejtorit të Departamentit të Protokollit, dhe në koordinim të ngushtë me asistentin personal të Presidentit dhe këshilltarët e Presidentit përkujdeset dhe është përgjegjës për përpilimin e agjendës së përditshme të Presidentit.
- Në konsultim me Drejtorin e Departamentit dhe Asistentin e Presidentit është përgjegjës për njoftimin e këshilltarët e Presidentit dhe Departamentin e Komunikimit me agjendën veçanërisht për takimet në të cilat kërkohet prezenca e tyre.
- Përpilon dhe i dërgon tek palët njoftimet për konfirmimin e takimeve si dhe për pamundësinë e pjesëmarrjes së Presidentit në aktivitete të caktuara.
- Merret me realizimin e agjendës së Presidentit në zyrë dhe jashtë zyrës.
- Kryen edhe detyra të tjera protokollare të nevojshme për funksionimin e tërësishëm të Departamenti të Protokollit
KËRKESA E PËRGJITHSHME PËR PRANIMIN E ZYRTARIT PUBLIKË
- Kërkesat e përgjithshme për pranimin e zyrtarëve publikë janë:
- të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
- të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
- të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
- të kenë nivelin e arsimit dhe përvojën e punës të kërkuar për pozitën përkatëse.
NJOHURITË, AFTËSIT DHE CILËSIT QË DUHET TI PLOTËSOJNË KANDIDATËT PËR TU PËRZGJEDHUR PËR ZYRTARIN E LARTË PËR AGJENDË JANË:
- përgatitja Universitare;
- njohurit në fushën e protokollit shtetëror;
- aftësi të shkëlqyeshme organizative, për të trajtuar në mënyrë të duhur informatat në besim, për të punuar me efikasitet nën presion kohor;
- aftësi komunikimi të zhvilluara mirë;
- të paktën 2 vite përvojë pune dhe prej tyre së paku 1 vit në pozitë të ngjashme në institucionet/organizatat vendore ose institucionet ndërkombëtare të ndërlidhura me lëmin e kësaj detyre.
- aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur, si dhe në një mjedis ekipor;
- njohuri të mira të gjuhës shqipe;
- njohja e gjuhës angleze në të folur dhe shkruar është përparësi.
DOKUMENTET QË DUHET TË DORËZOHEN SI PJESË E APLIKACIONIT DHE MËNYRËN E DORËZIMIT TË TYRE
Kandidatët për Zyrtar të Lartë për Agjendë, duhet të dorëzojnë këto dokumente.
- CV-në;
- letër motivimin;
- dokumentacionet e parapara në kushtet e punësimit (dëshmitë e kualifikimit profesional, përvojës së punës);
- kopjen e Letërnjoftimit
- të ketë zotësi të plotë për të vepruar, e cila merret ne Qendrat e mirëqenies sociale;
- të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse – certifikate shëndetësore për punësim
- të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje – nga Gjykata
Aplikacioni shkarkohet nga Ueb faqja e Zyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës dhe dorëzohet në Njësinë e Personelit, ose nëpërmes emalit zyrtar: [email protected] [email protected].
Tel: 038 211973, 038 211662.
Konkursi është i hapur nga data 30.10.2020 gjer me datë 19.11.2020.
Pranimi i aplikacioneve fillon me datë 05.11.2020 çdo ditë pune nga ora 8:00-16:00 dhe përfundon me datë 19.11.2020 në orën 16:00.
Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligjin përkatës;
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.