Menaxher/e i/e Sektorit të Ujërave të Ndotura
Data e publikimit
22/10/2020
Data e perfundimit
05-11-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Menaxhment
Kompania Rajonale e Ujësjellësit Gjakova, Sh.A , duke u bazuar në Nenin 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212 (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr.90/2010), nenit 4 paragrafi 1,2,3,4,5 dhe nenit 5 të Udhëzimit Administrativ Nr.07/ 2017 për Rregullimin e Procedurave të konkursit në Sektorin Publik shpall:
KONKURS
Titulli I vendit të punës-Menaxher/e i/e Sektorit të Ujërave të Ndotura
Numri i pozitave: 1 (një)
Kohëzgjatja e punës: Në kohë të caktuar/ Puna Provuese gjashtë (6) muaj në pajtim me Ligjin e Punës/ Kontratën Kolektive dhe Aktin e Brendshëm të Punëdhënësit.
Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive të punës:
- Kryen menaxhimin e proceseve mekanike dhe biologjike të ITUN-it, përfshi proceset për trajtimin e llumit;
- Menaxhimin e punëve, të stafit të caktuar dhe nën-kontraktorëv
- Mban trajnime mbi shëndetin dhe sigurinë në punë;
- Siguron që të gjitha të dhënat relevante (konsumi i energjisë, koha e punës së pompave, kosto, dëmtimet, pengesat, zëvendësimet, etj. të regjistrohet dhe të ruhen si duhet.
- Planifikon mirëmbajtjen dhe kostot;
- Planifikon materialet dhe kimikatet e nevojshme;
- Koordinim i aktiviteteve me stafin e caktuar sipas rrethanave në ITUN (operimi veror dhe dimëror, pengesa të ndryshme gjatë të njëjtës përudhë)
- Përgatit plane vjetore trajnimi
- Përgatitjen e formularëve për punë të ndryshme.
- Analizimin dhe përshtatjen e parametrave të nevojshëm për arritjen e objektivave
- Planifikon riparime, rehabilitime dhe meremetime të nevojshme
- Ndërlidhet me mbikëqyrësin dhe njësitë e tjera.
- Kryen detyra të tjera të caktuara nga Drejtori Teknik, sipas fushës së kompetencës dhe pozitës;
Kualifikimi, përvoja e punës, aftësitë dhe karakteristikat personale.
- Diplomë Universitare në inxhinieri civile, inxhinieri mekanike
- Përvoja e punës5 vjeqare , eksperienca e dëshmuar menaxheriale
- Eksperienca / certifikata tëpunimeve inxhinierike
- Vet-iniciator/e dhe fleksibil /e në orar të punës.
- Aftësi të mira organizative dhe koordinuese.
- Vërtetim nga gjykata që nuk është nën hetime.
Paga mujore: Sipas Rregullores.
Informata të përgjithshme:
- Të drejtë aplikimi për këtë konkurs kanë të gjithë qytetarët që plotësojnë kriteret arsimore dhe profesionale sipas konkursit.
- Testimi me shkrim dhe intervista do të bëhen pas përfundimit të afatit për aplikim sipas ligjit.
Procedura për aplikim – Aplikacioni ( formulari)për konkurrim merret në Kompanidhe në ueb-faqen e Kompanisë,dhe të njëjtës i bashkëngjiten: 1. kopja e letërnjoftimit 2. Certifikata e lindjes, 3. CV-ja 4. Letër Motivuese/ kërkesë për punësim 5. kopjet e dokumentacionit të kualifikimit( kopja e noterizuar),përvojës së punës, si dhe dokumentacionet tjera të nevojshme sipas konkursit.Të gjitha dokumentet duhet të jenë kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet mund tëkërkohen me rastin e intervistimit.
Afati i konkurrimit është nga data: 22/10/2020 deri me 05/11/2020. Adresa e zyrës Rr”UÇK”Nr.7,50000-Gjakovë-Kosovë. Vërejtje: Aplikacionet e dërguara me postë, të clat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim, ndërsa aplikacionet që arrijnë pas afatit dhe atotë pakompletuara nuk do të shqyrtohen.