www.ofertapune.net Anëtarë të Komisionit për Ndihmë Shteterore (2) | PunaIme

Anëtarë të Komisionit për Ndihmë Shteterore (2)

Kompania

Kuvendi i Republikës së Kosovës

Telefoni

044/ 567-041

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

16/10/2020

Data e perfundimit

30-10-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Të tjera

Kuvendi i Republikës së Kosovës, shpall:

KONKURS

Për përzgjedhjen e dy (2) anëtarëve të Komisionit për Ndihmë  Shtetërore

Në bazë të Ligjit nr.05/L-100 për Ndihmën Shtetërore, anëtarët e Komisionit për Ndihmë Shtetërore, emërohen nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Komisionit për Ndihmë Shtetërore

Komisioni për Ndihmë Shtetërore është përgjegjës për këto detyra dhe përgjegjësi:

  • vendos për autorizimin e ndihmës shtetërore;
  • ofron komente me shkrim për projektligjet të cilat organet propozuese vlerësojnë se projektligjet kanë elemente të ndihmës shtetërore;
  • vendos për përputhshmërinë e ndihmës shtetërore;
  • urdhëron revokimin e ndihmës, në rast se vlerësohet se ndihma shtetërore nuk është në pajtim me dispozitat në fuqi për ndihmën shtetërore;
  • propozon masa adekuate për të siguruar që çfarëdo skeme ekzistuese e ndihmës të jetë në përputhje me dispozitat e këtij ligji;
  • autorizon përputhshmëritë e kushtëzuara të ndihmës shtetërore;
  • Komisioni miraton Rregulloren e Punës, ku përcaktohet organizimi, procedurat administrative të vendimmarrjes si dhe masat e duhura për evitimin e konfliktit të interesit;
  • Komisioni, çdo vit deri më 30 shtator miraton Raportin Vjetor të Ndihmës Shtetërore dhe ia dërgon Kuvendit të Republikës së Kosovës;
  • Komisioni ushtron detyrat dhe përgjegjësitë tjera, të përcaktuara me Ligjin për Ndihmë Shtetërore.

Mandati i anëtarëve të Komisionit për Ndihmë Shtetërore

Anëtarët e Komisionit për Ndihmë Shtetërore, emërohen me mandat tri (3) vjeçar, me mundësi  të  rizgjedhjes edhe për një mandat. Anëtarët e Komisionit për Ndihmë Shtetërore, nuk duhet të mbajnë funksione publike dhe pozita të emëruara politike.

Kandidatët për anëtarë  të Komisionit për Ndihmë Shtetërore, duhet të plotësojnë kushtet si vijon:

  • të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
  • të jenë të diplomuar në fakultetin ekonomik apo juridik, apo në fushat tjera përkatëse që lidhen me fushën e ndihmës shtetërore;
  • të kenë së paku pesë (5) vjet përvojë profesionale fushat e drejtësisë, financave publike ose fushat tjera që ndërlidhen me ndihmën shtetërore;
  • të mos jenë të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burg për më shumë se gjashtë (6 muaj);
  • të kenë aftësi për të kryer detyrat në mënyrë të paanshme, të ndërgjegjshme, me vendoshmëri dhe përgjegjshmëri.

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten këto dokumente përcjellëse:

  • Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale;
  • Letra motivuese;
  • CV;
  • Dëshmia për përvojën e punës;
  • Dëshmia se nuk është i dënuar për vepër penale.

PROCEDURA E KONKURIMIT

Aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri më  30.10.2020,  në orën 16:00.

Aplikacionet dërgohen personalisht ose me postë në adresën:
Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. “Nëna Terezë” pa nr., Drejtoria e  Personelit, Zyra N-217);
Me e-mail: [email protected]

Aplikacionet mund të merren në këto vende:

Forma e shtypur: në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë, rr. “Nëna Terezë” pa nr. ose
Forma elektronike: faqja e internetit e Kuvendit të Republikës së Kosovës www.assembly-kosova.org

Informata të tjera plotësuese mund të merren,  çdo ditë pune deri në orën 16:00, në numrat e telefonit: 038/ 211-182, 038/ 211-648 dhe  044/ 567-041.

Aplikacioni duhet të dorëzohet së bashku me dokumentet e kërkuara.
Përdorimi i aplikacionit  të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, konsiderohet i pavlefshëm.