www.ofertapune.net Analist/e për Energji Termike | PunaIme

Analist/e për Energji Termike

Kompania

Zyra e Rregullatorit për Energji

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

08/10/2020

Data e perfundimit

22-10-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Të tjera

Kontrata: Vendore
Vendi i Punës: Prishtinë

QËLLIMI DHE FUSHËVEPRIMI I POZITËS

Analisti për Energji termike i raporton Udhëheqësit të Departamentit të Energjisë termike dhe Gazit natyror. Është përgjegjës  për çështjet që kanë të bëjnë me sektorin e ngrohjes qendrore në ZRRE, në zhvillimin e politikës së ngrohjes qendrore, përmbushjes së standardeve dhe praktikave tjera operacionale që i mundësojnë ZRRE-së të kryejë detyrat, dhe përgjegjësitë e veta në përputhje me legjislacionin e rregulloret e zbatueshme në këtë sektor.

Ajo/ai siguron mbështetje teknike për 4 departamentet (Ligjor dhe të Licencave, Mbrojtjes së Konsumatorëve, Tregut të Energjisë dhe Çmimeve dhe Tarifave) lidhur me ngrohjen qendrore.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

Ajo/ai i siguron bën analiza, verifikime, shqyrtime, këshillime, udhëzime në lidhje me sektorin e Ngrohjes Qendrore:

  • Përgatitjen e dokumenteve të brendshme që kanë të bëjnë me sektorin e Ngrohjes Qendrore;
  • Shqyrtimin e aplikacioneve për licencimin  e ndërmarrjeve për ngrohje qendrore dhe formave të ndryshme që kanë të bëjnë me të licencuarit;
  • Monitoron të licencuarit e Ngrohjeve Qendrore në bashkëpunim me Departamentin Ligjor dhe të Licencimit;
  • Bashkëpunon me Departamentin për Mbrojtje të Konsumatorëve të ZRRE-së në definimin e procedurave për zgjidhjen e kontesteve në fushën e ngrohjes qendrore;
  • Bashkëpunon dhe ndihmon departamente te tjera në ZRRE;
  • Detyrat tjera siç kërkohet nga mbikëqyrësi i tij/saj

KRITERET PROFESIONALE/ KUALIFIKIMET

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Mekanike;
  • Së paku 3 vite përvojë pune në furnizimin me energji, e preferueshme është në ngrohje qendrore dhe/apo të kombinuar me energjinë;
  • Aftësi të shkëlqyera për të komunikuar dhe punuar në Gjuhën Shqipe dhe Angleze, e preferuar edhe Gjuha Serbe;
  • Aftësi analitike;
  • Njohuri pune në kompjuter;
  • Aftësi për të punuar në ambient multi-etnik dhe multi-kulturor;
  • Aftësi për të punuar me një shkallë të lartë të besueshmërisë;

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është deri më: 22 tetor 2020

Formularët për aplikim mund t’i shkarkoni nga webfaqja e ZRRE-së: https://www.ero-ks.org/zrre/sq/shpallje-vend-te-lire-te-punes

Së bashku me aplikacionin, aplikantët duhet të sjellin dokumentet e mëposhtme për verifikim:

  • Dëshmi të kualifikimeve arsimore;
  • Dëshmi mbi përvojën e punës;
  • Letër-rekomandimet;
  • Dokument identifikimi;
  • Dëshmi që kandidati nuk është nën hetime

Aplikacionet duhet të dorëzohen në adresën e mëposhtme:

Rr. Dervish Rozhaja Nr. 12
10000, Prishtinë, Kosovë

Ose në:

[email protected]  

Aplikacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.