Vende të lira të punës (5)
Data e publikimit
28/09/2020
Data e perfundimit
09-10-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Shitje
Devolli Logistic System shpall konkurs pune këto pozita :
Si rezultat i zgjerimit të aktivitetit afarist, Devolli Logistic System fton kandidatë të
aplikojnë për vendin e punës si:
2 Agjent i shitjes aparateve Vending Machine ( Prishtinë )
2 Agjent i shitjes aparateve Vending Machine ( Pejë )
1 Serviser për aparat të kafës espresso – Pejë
Detyrat për pozitën Agjent i shitjes –sektori i kafes ( Vending Machine )
- Menaxhimi me sektorin e shitjes së kafes per vending machines
- Mbikëqyrja e aparateve , sevisimi,pastrimit dhe furnizimi I tyre
- Kontaktimi,prezentimi dhe ofertimi i aparateve të kafes Vending Machine te klientet e ri potencial.
- Lidhja e kontratave me shfrytëzues të aparatave Vending Machine
- Inkasimi I mjeteve sipas bleresave dhe sipas aparateve dhe dorezimi I tyre.
- Te raportoje per mundesite dhe problemet eventuale ne terren
- Te jete bashkepunues dhe te punoje nen presion .
- Te jete fleksibil me orar te punes duke marre parasysh natyren e punes.
- Te kete aftesi vete organizative .
Kualifikimi
- Të ketë të kryer së paku shkollen e mesme
- Të jeni komunikues dhe puna me bleresit të jetë prioritet
- Te kete përvojë në fushën shitjes dhe menaxhimit
- Te posedoj patente shofer kat.B,C
Detyrat për pozitën : Serviser për aparate të kafes espresso
- Instalimi, mirëmbajtja dhe riparimi i aparateve te kafes espresso
- Diagnostikimi i gabimeve elektrike dhe mekanike
- Pastrimi , rregullimi dhe riparimi i aparateve
- Kryerja e ripararimeve me efikasitet
- Mbajtja e regjistrave me të dhënat e secilit rregullim të aparatit
- Vizita tek klientat per pastrim dhe mirembajtje te rregullt te aparateve ne terren.
Kualifikimi
- Të ketë të kryer së paku shkollen e mesme
- Të jeni komunikues
- Te kete përvojë në fushën e aparateve te kafes
- Obligative posedimi me patente shofer
Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar aplikacionin përmes e-mail adresës elektronike në: [email protected] .
Kur dergohet emaili te specifikohet pozita per te cilen aplikoni.
Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.
Konkursi do të jetë i hapur nga data 28 Shtator 2020 deri me 09 Tetor 2020.