Mësimdhënës/e (2)
Data e publikimit
21/09/2020
Data e perfundimit
02-10-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Arsim
Drejtoria Komunale e Arsimit në Istog duke u bazuar në nenin 8 të Ligjit Nr.037L-212 të
Punës, nenit 35 të Ligjit Nr.047L-032 Për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës,
Ligjit Nr.037 L-068 për Arsim në Komunat e Republikës së Kosovës dhe në mbështetje të: UA-
MPMS, Nr.0772017 Për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, UA-
MASHT, Nr.1072018 Për Normativin Mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm, si
dhe UA-MASHT, Nr.0272017 Për Vlefshmërinë e Programeve Studimore të Bartësve Privat të
Arsimit të Lartë, shpall këtë:
KONKURS
Për plotësimin e vendeve të lira të punës për mësimdhënës, e
Në SHFMU ”Tre Dëshmoret e Shkollës Shqipe” në Uçë
Një mësimdhënës/e për Fizikë
Në SHFMU “Trepça” në Banjë
Një mesimdhënës/e për Gjuhë shqipe (për nxënësit e komunitetit boshnjak) norma e punës jo e plotë, për aplikuesit/et në këtë pozitë preferohet që ta njohin gjuhën boshnjake.
Dokumentacioni i nevojshëm për konkurim:
- Formulari i aplikimit (kërkesa) të cilin e plotëson kandidati
- Rezymeja personale (CV)
- Dokumenti personal (kopja e letërnjoftimit)
- Certifikata e lindjes, jo më e vjetër se 6 muaj
- Kopja e diplomës e vërtetuar, ose certifikata në vend të diplomës, e vërtetuar, jo me e vjetër se gjashtë muaj, çdo certifikatë me e vjetër se gjashtë muaj nga data e diplomimit nuk do të merret parasysh
- Kandidatët të cilët kanë diplomuar jashtë Republikës së Kosovës, duhet t’ i kenë diplomat e nostrifikuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë
- Dëshmitë e rikualifikimeve dhe trajnimeve të akredituara nga MASHT (nëse ka)
- Dëshmia që nuk jeni nën hetime, jo më e vjetër se 6 muaj
- Dëshmia e përvojës së punës në arsim (nëse ka)
Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve të stafit mësimor:
Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me akte juridike që e rregullojnë fushen e arsimit parauniversitar (Ligji Nr.037L.068 dhe Ligjit Nr.04jL-032) dhe në përputhje me Udhëzimin Administrativ përkatës të MASHT-it (UA Nr.1072018) si dhe procedurave të përcaktuara me kornizën ligjore për rregullimin e marrëdhënies së punës në sektorin publik.
Kriteret e kualifikimit për mësimdhënëse për fizikë në shkollë të mesme të ulët dhe të lartë kërkohet:
- Niveli master arsimor-Fakulteti i Edukimit (300 ECTS)
- Sistemi katërvjeçar dhe
- Baçelor (katërvjeqar 240 ECTS)
Kriteret e kualifikimit për mësimdhënësje për Gjuhë shqipe në shkollë të mesme të ulët dhe të lartë kërkohet:
- Niveli master arsimor-Fakulteti i Edukimit (300 ECTS)
- Sistemi katërvjeçar dhe
- Baçelor (katërvjeqar 240 ECTS)
Pas plotësimit të dispozitave ligjore dhe kritereve të konkursit publik kandidatët do t’i nënshtrohen testimit me shkrim. Testimi me shkrim në maksimum tërheqë 100 pikë apo deri në 50Yo të vlersimit përfundimtar.
Kandidatët që arrijnë se paku 50% të pikëve nga testi me shkrim i nënshtrohen intervistimit me gojë. Në intervistën me gojë kandidatët mund të vlërsohen në maksimum deri 100 pikë apo 50Yo e vlersimit përfundimtar.
Afati i konkursit mbetet i hapur prej datës 18.09.2020 deri me datën 02.10.2020. Aplikacionet merren në Qendrën për Shërbim me Qytetarë, në hyrje të ndërtesës së Komunës, zyra Nr.100, kati përdhes dhe dorëzohet i plotësuar së bashku me dokumentacionin përcjellës, po në të njëjtën zyre.
Dokumentacioni duhet të jetë në kopje. Komisioni i pranimit në rast dyshimi do të
kërkon origjinalin në intervistë.
Ky dokumentacion shërben deri në përfundim të procedurës së konkursit, ndërsa i njëjti nuk kthehet dhe as nuk ruhet. Dokumentacioni i pa kompletuar dhe ai i cili arrin pas afatit nuk do të shqyrtohet.
Gjithashtu kandidatët të cilët nuk e plotësojnë qartë dhe saktë formularin e aplikimit
(kërkesën) do të refuzohet.