Vende të lira të punës (14)
Data e publikimit
09/09/2020
Data e perfundimit
23-09-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Arsim
Në bazë të Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës nr. 041L-032, (neni 35), Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës nr. 031L-068 ( neni 5), Ligjit të Punës nr. 034L-212 (neni $), Udhëzimit Administrativ të MASHT, Nr. 171200, – procedurat e zgjedhjes së personalit arsimor në shkollë, Udhëzimit Administrativ të MASHT, nr. 1072018 – Normativi për kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm, Udhëzimit Administrativ të MASHT, Nr. 0572015- normativit për mësimdhënësit e arsimit profesional dhe Udhëzimit Administrativ të MPMS, nr. 772017 – Rregullimi i procedurave në sektorin publik, Udhëzimi Administrativ 1772009, Drejtoria Komunale për Arsim shpall:
KONKURS për vende të lira të punës
Me kohë të caktuar
Gjuhë dhe letërsi shqipe
Një mësimdhënës/e në SHML “Gjon Buzuku” në Prizren, paraleleja e ndarë fizike në Romajë, me kohë të caktuar, gjerëm deri më 11.02.2021 (pushim i lehonisë).
Gjuhë gjermane
Një mësimdhënës/e në SHML “Gjon Buzuku” në Prizren, paraleleja e ndara fizike në Romajë dhe Gjonaj, me kohë të caktaur, gjerë më 31.05.2021 (pushim i lehonisë).
Matematikë
Një mësimdhënës/e në SHML “Remzi Ademaj” në paralelet e ndara fizike në Zym (8 orë) dhe Velezhë (7 orë).
Gjeografi
Një mësimdhënës/e në SHML “Gjon Buzuku” në paralelet e ndara fizike në Romajë dhe Gjonaj, me kohë të caktuar deri më 10.12.2020 (pushim i lehonisë).
Histori
Një mësimdhënës/e në SHML “Remzi Ademaj” në Prizren, paralelja e ndarë fizike në Zym (7 orë) dhe Velezhë (7 orë).
Psikologji
Një mësimdhënës/e me 11 orë mësimore në javë në SHMLM “Luciono Motroni” në Prizren dhe plotësim norme në SHML “Remzi Ademaj” paralelet e ndara fizike në Zym (4 orë) dhe Velezhë (4 orë).
Me kohë të pacaktuar
Instruktor/e të praktikës profesionale
Dy instruktor/e të praktikës profesionale në SHMLM “Luciano Motroni” në Prizren (Module të Praktikës profesionale: Perkujdesja dhe Trajtimi i të Sëmuarve me Sëmundje të Brendshme dhe Përkujdesja dhe Trajtimi i të Sëmurëve në Kirurgji).
Mjek/e të përgjithshëm
Tre mjek/e të përgjithshëm në SHMLM “Luciono Motroni” në Prizren (për lëndët profesionale: Etika në Shëndetësi, Kirurgji me Përkujdesje, Edukim Shëndetësor , Shëndeti dhe sëmundjet e fëmijëve, Kujdesi shëndetësor ).
Piano
Një mësimdhënës/e në SHML “Lorenc Antoni” në Prizren
Korepetitorë
Një mësimdhënësje në SHML “Lorenc Antoni” në Prizren
Violinë
Një mësimdhënës/e në SHML “Lorenc Antoni” në Prizren
Kushtet:
Për të gjitha vendet e punës kërkohet kualifikimi përkatës profesional, sipas Udhëzimit administrative nr. 1072018 — normativi mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm.
- Kopjen e vërtetuar të diplomës
- Nostrifikimin, nëse kandidati e ka të kryer shkollimin jashtë Kosovës
- Dëshminë mbi përvojën e punës
- Trajnimet profesionale
- Certifikata e lindjes
- Kopjen e leternjoftimit
- Certifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion publik shëndetësor me të cilin dëshmohet gjendja e tij/saj shëndetësore, kandidati nuk ka qenë i dënuar për krim, dhunë ose vepra të padenja që përfshijnë fëmijët (të sjellet nga kandidati fituese).
- Aplikacionet merren në DKA dhe dorëzohen të plotësuar së bashku me dokumentacionin e kërkuar në DKA.
Konkursi ngelet i hapur 15 ditë nga data e shpalljes deri më 23.09.2020
Dokumentacioni i kompletuar për konkurim nuk iu kthehet kandidatëve