Mësimdhënës/e
Data e publikimit
28/08/2020
Data e perfundimit
09-09-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Arsim
Në vështrim të nenit 8 të Ligjit nr.037L-212 të Punës, Udhëzimit administrativ nr. 0772017 për rregullimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës në sektorin publik, Udhëzimit Administrativ të MASHT-it, nr. 1072018 të dt. 1370772018 për normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm, Drejtori i Drejtoratit për Arsim, bie këtë:
RISHPALLJE E KONKURSIT
1. SHFMU ,, Regjep Gjeli ” në Likoshan.
– Një mësimdhënës/e me 10 orë ( 8 orë Fizikë dhe 2 orë Kimi), më kohë të pacaktuar.
KUSHTET E PUNËSIMIT:
Për të gjitha vendet e punës kërkohet përgatitje adekuate profesionale (me fakultete përkatëse), sipas U.A.107 2018.
P.S: Në mungesë të kandidatëve më kualifikim përkatës sipas U.A.10 7 2018, do të shqyrtohen aplikacionet më kualifikim më të përafërt.
DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR APLIKIM:
- Aplikacioni i punësimit.
- Kopje e dokumentit të identifikimit ( letërnjoftim, patentë shofer ose pasaportë)
- Diploma e vërtetuar ne Komunë ose te Noteri publik.
- Çertifikata e diplomimit- jo më e vjetër së gjashtë muaj, e vërtetuar ne Komunë ose te Noteri
publik. - Çertifikatë origjinale që nuk është nën hetime, ose e noterizuar, jo më e vjetër së gjashtë muaj.
- Vërtetim i përvojës së punës vetëm në arsim.
- Çërtifikatë mjekësore për gjendjen shëndetësore lidhur më çështjen e punësimit, për kandidatët që pranohen në punë.
- Kopje të Çertifikatave të trajnimeve përkatëse ( nëse keni)
REKRUTIMI:
Intervistat me shkrim, me gojë dhe përzgjedhjen e kandidatëve do ta bëjë Komisioni i përzgjedhur nga DKA.
VËREJTJE:
Aplikacioni për konkurim merret në zyrat e DKA-së, të plotësohet rrjedhshëm në gjuhën shqipe dhe me shkronja të mëdha të shtypit, Dokumentacioni i kompletuar dorëzohet në Arkivin Komunal, ndërsa dokumentet e pakompletuara, ato që arrijnë pas afatit të konkurrimit dhe dukumentet shtesë jashtë dorëzimit në arkiv nuk pranohën.
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data e publikimit në mjetet e informimit.