Konsulent i Shitjes
Data e publikimit
28/07/2020
Data e perfundimit
10-08-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Shitje
“Auto Siqani” është i vetmi distributor dhe servis i autorizuar i Opel-it në Kosovë.Jemi në kërkim të një kandidati profesional dhe me eksperiencë në shitje në industrinë automotive për pozitën:
“Konsulent i Shitjes”
Përgjegjësitë:
- Mirëpret klientët, ndërton një marrëdhënie besimi me klientët;
- Identifikon klientët potencial;
- Prezanton kompaninë dhe shpjegon për klientët potencial performancën, funksionimin dhe përparësitë e automjetit;
- Përshkruan çdo pajisje opsionale që mund të blejë klienti;
- Shet automjetet;
- Hulumton cmimet e tregut të automjeteve
- Kontrollon makinat e shitura për t’u përgatitur për shpërndarjen e tyre te klientët, përpara se të arrijnë klientët;
- Sigurohet që klientët të kuptojnë tiparet funksionale të automjetit;
- Mban kontakt të vazhdueshëm me menaxherin e shitjes;
- Ruan raportet me klientët ekzistues dhe krijon raporte të mira me klientët potencial;
- Përgjegjësi tjera sipas nevojës.
Kualifikimet: - Të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm (Edukimi universitar përparësi);
- Përvojë e mëparshme pune si konsulent i shitjes apo pozita të ngjajshme së paku 3 vite;
- Njohuri të llojeve dhe karakteristikave të automjeteve;
- Patent shofer të kategorisë B;
- Njohuri të gjuhës angleze në të folur dhe të shkruar;
- Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të paketës Microsoft Office;
- Aftësi shumë të mira të shërbimit ndaj klientit dhe aftësi ndërpersonale;
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe negociuese;
- Aftësi të mendimit kritik dhe për zgjidhje të problemeve;
- Paraqitje profesionale dhe etikë në punë.
Për tu bërë pjesë e ekipit tonë, ju lutem aplikoni në: [email protected]