www.ofertapune.net Edukator/e (2) | PunaIme

Edukator/e (2)

Kompania

Komuna e Prizrenit

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Prizren

Data e publikimit

22/07/2020

Data e perfundimit

05-08-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Arsim

Në bazë të nenit 10 të Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës nr. 047L-032, nenit 28 të Ligjit për edukimin parshkollor në Kosovë nr. 02)L-52, nenit 5 të Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës nr. 031L-068, nenit $ të Ligjit e Punës në Republikën e Kosovës nr. 031L-212, Udhëzimit Administrativ të MASHT-it nr. 177 2009 të datës 28.08.2009, Udhëzimit Administrativ të MASHT nr. 102018 – Normativi për kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm (neni 3 pika 2) dhe Udhëzimit Administrativ të MPMS nr. 772017-Rregullimi i procedurave në sektorin publik, Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren, publikon:

KONKURS
për dy (2) edukatore – edukim parashkollor (mosha 3-5 vjeçare)

Rekrutimi i dy edukatoreve bëhet në bazë të marrëveshjes së DKA-së dhe Save the Children, në kuadër të projektit “Përmirësimi i qasjes dhe cilësisë në Kujdesin dhe Zhvillimin gjatë Fëmijërisë së Hershme në Kosovë” (nr.1334312020)

Kohëzgjatja e kontratës së punës: me kohë të caktuar (01.09.2020 – 30.06.2022)

1. Shkolla “Hasim Maliqi” në Poslisht
– Një (1) edukatore për programin parashkollor (3-5 vjeç)
2. Shkolla “Zenun Çoçaj” në Gjonaj
– Një (1) edukatore për programin parashkollor (3-5 vjeç)

Përgatitja shkollore:

Kualifikimin për edukatore sipas Udhëzimit administrativ të MASHT-it nr.1072018: Fakulteti i edukimit- programi parashkollor, SHLP-drejtimi për edukatore, Fakulteti Filozofik – Dega e Pedagogjisë, Fakulteti i Shkencave sociale-programi përkujdesja dhe mirëqenja e fëmijëve):

Dokumentacioni:

  • Kopja e vërtetuar të diplomës
  • Nostrifikimi nëse kandidati e ka të kryer shkollimin jashtë Kosovës
  • Dëshminë mbi përvojën e punës (nëse kandidati-ja e posedon)
  • Referencë për rezultatet në punë
  • Trajnimet profesionale
  • Çertifikata e lindjes
  • Çertifikata shëndetësore e lëshuar nga një institucion publik shëndetësor, me të cilën dëshmohet gjendja e tijfsaj shëndetësore (kandidatija ë sjell pasi të pranohet në marrëdhënie pune)
  • Vërtetimifdëshmia se kandidati nuk ka qenë i dënuar për krim, dhunë ose vepra të padenja që përfshinë fëmijët.

Aplikacioni merret në DKA dhe dorëzohet i plotësuar së bashku me dokumentacionin e kërkuar (në DKA).

Konkursi mbetet i hapur deri më datë 05.08.2020 (në ora 16:00).

Dokumentacioni i kompletuar për konkurrim nuk iu kthehet kandidatëve.

Shpallja e plote e punes.