Pastrues/e (2)
Data e publikimit
20/07/2020
Data e perfundimit
03-08-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Të tjera
Në bazë të neni 8 i Ligjit të Punës, nenit 37 paragrafi 2 dhe 4, i Ligjit për Arsimin Parauniversitar, neni 5, pika c, të Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, Drejtoria e Arsim në Ferizaj shpall:
KONKURS
Për Personel teknik:
1. Në SHFMU “Rizah Matoshi” në fshatin Nikadin:
– Një pastrues.
2. Në SHFMU “Naim Frashëri”, në fshatin Zaskok:
– Një pastrues.
Detyrat e punës: Pastruesi -bënë pastrimin dhe mirëmbajtjen e higjienës në institucionin shkollor.
- Kujdeset për pastrimin e të gjitha lokaleve shkollore, pajisjeve të shkollës si dhe objekteve përcjellëse.
- Kujdeset për pastrimin dhe mirëmbajtjen e oborrit të shkollës në mbrojtjen e ambientit dhe kultivimit të gjelbërimit.
- Kryen edhe detyra tjera ,të cilat ia cakton drejtori i shkollës ose sekretari i shkollës.
- Për vendin e punës për pastrues kërkohet shkolla fillore e mesme e ulët.
Kërkesa për aplikim merret dhe dorëzohen në zyrën për shërbimin e qytetarëve, për Drejtorinë e Arsim.
Për aplikim kandidatët duhet të kompletojnë dokumentacionin në vijim:
- Kërkesën për punësim dhe dokumentacionin si vijon:
- Dëftesa e shkollës fillore të mesme të ulët,
- Çertifikatën e lindjes,
- Letërnjoftimi kopje,
- Dëshmin që nuk jeni procedurë hetimore ose nën hetime.
Kontrata zgjatë një vit, nga data e fillimit të punës, me mundësi vazhdimi.
Dokumentet e pakompletuara dhe ato që arrijnë pas afatit, nuk merren në shqyrtim nga komisioni intervistues.
Afati i konkursit është (15) ditë, nga dita e publikimit në tabelën e shpalljeve, në web faqe e Komunës dhe në njërën nga mjetet e shkruar të informimit, duke filluar prej datës 20.07.2020, deri më datën 03.08.2020.