Praktikant/e vullnetar/e (20)
Data e publikimit
02/07/2020
Data e perfundimit
15-07-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Juridik
Gjykata e Apelit e Republikës së Kosovës shpall:
Thirrje për rekrutim Nr. 02/2020
- Titulli i vendit të punës: Praktikant/ë vullnetar/e 20 (njëzetë) pozita
- Nëpunësi mbikëqyrës: Administratori i Gjykatës
- Kohëzgjatja e emërimit: Me afat të caktuar, në kohëzgjatje prej një viti(pa pagesë)
- Vendi: Gjykata e Apelit – Prishtinë
Përshkrimi i detyrave të punës:
Detyra e praktikantit: Ndihmon zyrën e administratës në organizimin dhe ruajtjen e lëndëve, si dhe menaxhimin e tyre në përgjithësi.
Detyrat kryesore:
- Vepron në mbikëqyrjen e drejtpërsëdrejti të kryetarit të Gjykatës dhe nën mbikëqyrjen e përgjithshme të administratorit të Gjykatës;
- Ndihmon punën në zyrën e administratës lidhur me organizimin dhe ruajtjen e lëndëve, si dhe në menaxhimin e tyre në përgjithësi;
- Ndihmon gjyqtarët në punë që kanë të bëjnë me futjen e lëndëve në dosje;
- Ndihmon në punën e zyrave të ndryshme në Gjykatë, duke përfshirë regjistrimin, hetimet, gjykimet etj; Kryen edhe punë tjera sipas nevojës:
Kualifikimet:
- Diploma e Fakultetit Juridik programi i studimeve (4) vjeçar apo 240 kredi ECTS ose Mastër,
- Njohuri të procedurave gjyqësore;
- Aftësi për kryerjen e hulumtimeve gjyqësore (juridike);
- Njohuri të mjaftueshme ligjore;
- Aftësi të shkëlqyeshme në përpilimin me shkrim të drafteve juridike, duke përfshirë aftësinë në përpilimin e dokumenteve ligjore, si dhe shkathtësi komunikimi në të
VEREJTJE:
- Procedura është e hapur për kandidatët të jashtëm dhe nëpunësit civil
- Procedura e rekrutimit zhvillohet sipas procedurave të parapara në Rregulloren e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Kosovës 08/2017.
Thirrja është publikuar më dt. 01.07.2020 dhe mbyllet me dt. 15.07.2020
Aplikacionet mund t’i merrni dhe t’i dorëzoni në Gjykatën e Apelit të Kosovës-Pallati i Drejtësisë , objekti B- Lagjja “Prishtina e Re”, Rr.:” Nekibe Kelmendi” pn.
+381 (0) 38/200 18 788, ose ne web portalin tone www.gjyqesori-rks.org