Zyrtar/e i/e Gjendjes Civile
Data e publikimit
02/07/2020
Data e perfundimit
15-07-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Të tjera
Komuna e Lipjanit – Organet e Administratës, në mbështetje të dispozitave të nenit 11, 12 dhe 18 të Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës të nenit 15 dhe 17 të Rregullores Nr. 0272010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, shpall:
KONKURS
Për plotësimin e vendit të punës
- Drejtorati për Administratë – sektori për Gjendje Civile
- Një Zyrtar i Gjendjes Civile 1 në zyrën e vendit Magure – Nr Referues 40.
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Zhvillon dhe arrin pëlqimin për planet e punës dhe afatet me udhëheqësin për zbatimin e objektivave ne realizmin e shërbimeve ndaj qytetareve ne fushën e gjendjes civile.
- Shqyrton kërkesat e palëve dhe përgatit aktvendime për korrigjimin e gabimeve të cilat kanë ndodhur me rastin e regjistrimit në librat amzë, aktvendime lidhur me ndërrimin e emrit, të mbiemrit dhe regjistrime të mëvonshme në librat amzë të lindurve.
- Bënë regjistrimin e ngjarjeve të gjendjes civile në librat amë përkatës.
- Merr pjesë në grupet punuese në fushën profesionale specifike kur kërkohet.
- Ofron këshilla në fushën e ekspertizës së kërkuara brenda institucionit.
- Raporton rregullisht te Udhëheqësi për detyrat e kryera sipas planit.
- Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.
Përgatitja profesionale: Diploma universitare- Fakulteti Juridik, Administratë Publike dhe Shkencat Shoqërore , pa përvojë ose shkollë e lartë 2 vite përvojë pune.
Kohëzgjatja e Aktemrimit: I/e karrierës me mundësi vazhdimi pas periodës provuese prej 1- (një) viti.
Koeficienti: 6
Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara:
- Njohuri profesionale specifike në fushën përkatëse të punës, të fituar përmes arsimimit universitar,
- Aftësi në zgjidhjen e problemeve për çështjet teknike ose procedurale që dalin nga procesi i punës
- Aftësia për të organizuar punën e vet dhe për te koordinuar stafin e nivelit administrativ
- Shkathtësi hulumtuese , analitike dhe të vlerësim të informacionit
- Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Vord, Excel, Povver Point, Access):
Dokumentet e kërkuara:
- Vërtetimi për përvojën e punës
- Certifikatën që nuk është nën hetime nga Gjykata dhe
- Dokumenti i identifikimit.
Data e mbylljes së konkursit 15 ditë nga shpallja në mjetet e informimit publik. Formularët e kërkesave janë në dispozicionin tuaj dhe mund t’i merrni në Qendrën për Shërbime me Qytetar në Komunë në sportelin Nr. 3 dhe po aty bëhet dorëzimi i aplikacioneve.
Kërkesat e arritura pas afatit, nuk do të shqyrtohen kërkesat e pakompletuara, refuzohen.
Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.