Kryeshef Ekzekutiv në SKQZ
Kompania
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Telefoni
Pa përcaktuar
[email protected]
Lokacioni
Prishtinë
Data e publikimit
25/06/2020
Data e perfundimit
09-07-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Menaxhment
Duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikes së Kosovës, neni 11, Ligjit nr. 03/L-073, për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republiken e Kosovës, neni 66, Udhëzimin Administrativ nr. 01/2012 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Rregullores nr. 01/2017, për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Sekretariatin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve neni 7, paragrafi 2, nen paragrafi 11.1 dhe neni 8, Rregullores nr. 03/2017, per Procedurat e Rekrutimit, Emërimit dhe Punës Provuese të Nëpunësve të Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si dhe vendimit nr.589 /2020 të datës 18.06.2020, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpallë:
KONKURS
1. KQZ- 35/2020 Kryeshef Ekzekutiv në SKQZ
Grada/Koeficienti: Niveli i Lartë Drejtues- NLD – G1 / K- 25
Mbikëqyrësi i drejtëpërdrejtë: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Kohëzgjatja e emërimit: Me afat të caktuar
Vendndodhja: Prishtinë
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të vendit të punës
- Përgjegjës për administrimin dhe menaxhimin e përgjithshëm të Sekretariatit në mënyrë specifike për burimet njerëzore, buxhetin dhe financat e KQZ-së;
- Siguron që funksionet e Sekretariatit të zbatohen me fokus të posaçëm në përgatitjen e zgjedhjeve dhe zhvillimin e operacioneve të zgjedhjeve në përputhje me aktet ligjore në fuqi dhe vendimet e KQZ-së;
- Siguron udhëzime të duhura për Sekretariatin si dhe këshilla dhe propozime të paanshme dhe profesionale për KQZ-në, përkitazi me përgjegjësitë e tij dhe çështjet që kanë të bëjnë me zgjedhje,
- Koordinon dhe mbikëqyrë punën e Zyrtarëve Komunal të Zgjedhjeve në nivel komunal;
- Zbaton politika jo diskriminuese, në çështjet që kanë të bëjnë me personelin në Sekretariat, në përputhje me ligjet në fuqi,
- Zbaton vendimet, udhëzimet dhe rekomandimet e KQZ-së,
- Merr pjesë në mbledhjet e KQZ-së, dhe raporton për punën e Sekretariatit,
- Kryen detyra dhe përgjegjësi tjera që i caktohen nga KQZ-ja .
Kualifikimi, aftësitë dhe përvoja e punës:
- Të ketë diplomë universitare në drejtësi, ekonomi, shkenca politike, administratë publike,
- Së paku shtatë (7) vite përvojë pune duke përfshirë pesë (5) vite përvojë menaxheriale,
- Fleksibilitet dhe aftësi për të punuar nën presion dhe në afate të shkurtra kohore,
- Aftësi dhe gatishmëri për të punuar me njerëz të përkatësive të ndryshme etnike,
- Njohje të teknologjisë informative (MS Word, MS Excel dhe MS Access),
- Njohje e mirë e gjuhës tjetër zyrtare,
- Njohja e gjuhës angleze e dëshirueshme,
- Duhet të ketë certifikatën që nuk është nën
Aplikacionet merren dhe dorëzohen në Sekretariatin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Zyra e Personelit, dhoma nr. 21, kati I- rë, Ish Ndërtesa e Bankës së Lubjanës,, Rruga “Migjeni” 10000 Prishtinë. Aplikacionet mundë të dorëzohen edhe në formë elektronike të skenuara në adresën elektronike: [email protected]
Për informata të hollësishme, mund të kontaktoni në numrin e tel: 038-200-23-557, prej orës 08:00 – 16:00, ose vizitoni ueb faqen e KQZ-së, në linkun: www.kqz-ks.org. Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda 4 ditësh. Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen. Aplikacionit i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin, përvojën dhe dokumentacionet e tjera të nevojshme, që kërkohen për vendin e punës për të cilin konkurroni, certifikatën që nuk jeni nën hetime si dhe dy formularët e fundit të vlerësimit nga institucioni ku keni punuar. Kandidatët që aplikojne për këtë pozitë, japin pëlqimin e tyre ( nëse kandidati/ja konsiderohet i/eemërueshem) që emrat dhe rezultatet e tyre të intervistes, do të publikohen në websiten e projektit të rekrutimit Britanik.
Kandidatët të cilën hyjnë në përzgjedhje të ngushtë për intervistë do të informohen me shkrim ose nëpërmjet telefonit nga zyra e personelit. Kandidatët të cilët do të jenë të përzgjedhur dhe të ftuar në intervistë duhet t’i sjellin në shikim dokumentet origjinale. Afati i konkursit është 15 ditë nga data e publikimit në shtypin ditor, prej datës: 25 qershor 2020 deri me datë: 09 korrik 2020 në ora 16:00.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe inkurajon aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore, si dhe pjesëtarët e të gjitha komuniteteve në Kosovë, përfshirë personat me aftësi të kufizuar.