Aktorë resident në teatrin e Qytetit (11)
Data e publikimit
17/06/2020
Data e perfundimit
29-06-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Të tjera
Në bazë të Nenit 16 të Ligjit Nr. 04/L – 106 për Teatrot dhe Rregullores Nr.OS/2014 dhe 04/2019 për Themelimin dhe Funksionimin e Ansamblit Rezident të Teatrove Kombëtare dhe Teatrove të Qyteteve, Komuna e Prizrenit, shpallë:
Konkurs
Për aktorë resident në teatrin e Qytetit
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport/Teatri i Qytetit të Prizrenit
Titulli i pozitës: Aktorë
Numri i ekzekutuesve: 11
Koeficienti: 7
Lloji i vendit të punës: 2 (dy) vjeqar, me mundësi vazhdimi
Detyrat:
- Të mësoj tekstin dhe të mbajë prova;
- Të hulumtoj dhe lexoj në materiale apo të ndërmarrin aktivitete fizike dhe intelektuale që të ndihmojnë në përgatitjen e rolit të tij
- Të diskutoj interpretimin dhe të shfaq kreativitet dhe kolektivisht në bashkëpunim me të tjerët dhe regjisorin;
- Të performoj drejtpërsëdrejti para publikut;
- Të performoj në studio apo lokacion tjetër varësisht nga nevojat që paraqet produksioni;
- Të inçizojë zëra varësisht nga nevoja e produksionit;
- Të kujdeset për hapësirën performuese, kostumet dhe rekuizitat;
- Të mbaj mend tekstin dhe të gjitha funksionet tjera te vepres derisa ajo vepër zyrtarisht del nga repertori apo siç është e specifikuar në kontratë;
- Studion veprën dhe punon në mënyrë krijuese për jetësimin artistik në përpunimin dhe transpozicionimin e rolit;
- Bashkëpunon drejtpërdrejtë me regjisorin e shfaqjes për të rrumbullakuar rolin;
- Për punën e tij i përgjigjet regjisorit, inspicientit, udhëheqësit artistik dhe drejtorit të përgjithshëm
- Kryen edhe punë tjera në bazë të udhëzimeve të udhëheqësit.
Kushtet dhe shkathtësitë e kërkuara:
- Diplomë Universitare, Fakulteti i Arteve – dega e aktrimit
- Të kenë së paku tri vite përvojë pune aktive ne realizimin e roleve në Teatër;
- Të dëshmojë talentin dhe përvojën e tij para audicionit që e organizon Komisioni profesional i Teatrit të Qytetit;
- Të njohë gjuhën shqipe në nivel të shkëlqyer në të shkruar dhe lexuar, të domosdoshme dhe gjuhët tjera zyrtare, njohja e gjuhëve të huaja përparësi:
- Të ketë aftësi të mira profesionale dhe të jetë i gatshëm të punojë me orar fleksibil të punës
- Njohja e punës me kompjuter,Word, Excel;
Përzgjedhja e aktorëve për ansamblin rezident bëhet përmes audicionit.
Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs: Të drejtë aplikimi kanë te gjithe shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe kanë aftësi profesionale për kryerjen e detyrave.
Aktet ligjore dhe nënligjore që e rregullojnë rekrutimin: Ligji Nr. 04/L -106 për Teatrot , Rregullorja Nr. OS/2014 dhe Nr.04/2019 per Themelimin dhe Funksionimin e Ansamblit Rezident të Teatrove Kombëtare dhe Teatrove të Qyteteve.
Kohëzgjatja e emërimit: Aktorët që pranohen përmes Konkursit publik, marrin kontrata dy vjeqare me mundësi të vazhdimit, sipas suksesit dhe angazhimit të treguar të paraparë me Rregulloret e sipërcekura.
Dokumentacioni i kërkuar:
- Diploma e fakultetit te Arteve, dega aktrim (Kopja e vërtetuar)
- Vërtetim për përvojën e punës së bashku me pasqyrën nga TRUST
- Fotokopja e Letërnjoftimit
- Ekstrakti i lindjes
- Dy – rekomandime ( nëse keni )
- Certifikatën që nuk jeni nën hetime.
Konkursi ngel i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit, duke filluar nga data e publikimit më 15.06.2020 deri më datën 29.06.2020 që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së konkursit. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen. Instruksione Aplikimi: Kërkesa (Aplikacioni) për punësim gjendet në https://kk.rks-gov.net/prizren/category/konkurset- njoftimet/aplikacione/ dhe pas plotësimit sipas çdo pike të aplikacionit, i bashkëngjitni dokumentet të cilat kërkohen sipas konkursit dhe mund të aplikoni tek ne drejtpërdrejtë -Adresa jonë: në sportelin e pranimit, në objektin e administratës komunale në Komunën e Prizrenit, rr. “Remzi Ademaj” p.n. -Prizren.
VËMENDJE: Njoftimet i gjeni në Ueb, ndërsa në rast nevoje mund të na kontaktoni në, tel: 038 / 200 44715 prej orës 08:00 – 16:00. Aplikacionet e pranuara pas afatit të përcaktuar konsiderohen të pranueshme, nëse data në dërgesën postare, ose çfarëdo dëshmie tjetër për datën e dërgimit, dëshmon se ajo është dërguar para kalimit të afatit për dorëzimin e aplikacioneve. Konkursi është i barabartë për të gjithë kandidatët e synuar, pa asnjë lloj diskriminimi ashtu siç parashihet me Ligjislacionin ne fuqi.