Menaxher i shitjes
Data e publikimit
16/06/2020
Data e perfundimit
15-07-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Menaxhment
Blue Filters Kosova është kompani e cila u ofron klientëve sisteme të filtrimit të ujit, filtra uji, fishekë dhe pajisje të tjera të certifikuara nga NSF International, një organizatë udhëheqëse globale e pavarur e shëndetit publik dhe sigurisë.
Titulli i pozitës: Menaxher i shitjes
Lokacioni: Në të gjithë Kosovën
Përgjegjësitë dhe Detyrat:
– Udhëheq dhe arrin objektivat e përcaktuara sipas planit të punës nga Shitja;
– Përmirëson dhe zhvillon strategjinë e shitjes duke u siguruar që të maksimizojë mundësitë e shitjeve;
– Hulumton bizneset/klientët potencialë;
– Kontakton klientët dhe ju tregon ofertat;
Kualifikimet:
– Kandidatët duhet jenë mbi moshën 18 vjeçar;
– Të ketë të kryer shkollën e mesme ;
– Të jetë i/e aftë të punoj me mbikëqyrje minimale;
– Komunikimi i mirë me konsumatorë;
– I/e aftë të punojë në ekip dhe i/e pavarur;
– Aftësi prezantimi;
– Patent shofer;
– Veturë personale;
SI TË APLIKONI?
Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në këtë e-mail
Në titull duhet shkruar pozita e punës për të cilën aplikoni.
Afati i aplikimit është nga data 16.06.2020 deri më 15.07.2020