www.ofertapune.net Zyrtar i Antenës për Programin BNK Shqipëri – Kosovë | PunaIme

Zyrtar i Antenës për Programin BNK Shqipëri – Kosovë

Kompania

MAPL

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

15/06/2020

Data e perfundimit

29-06-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Administratë

TERMAT E REFERENCËS / PËRSHKRIMI I PUNËS

  • Pozita: Zyrtar i Antenës, për Sekretariatin e Përbashkët Teknik (SPT), Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar,  Shqipëri – Kosovës, IPA II, 2014-2020.
  • Lokacioni: Zyra e Antenës së SPT në Prishtinë (mesatarisht 80% të kohës) dhe Prizren (mesatarisht 20% të kohës), Kosovë.
  • Orari i punës: Orar i plotë i punës.

Përshkrim i përgjithshëm

Ministria e Pushtetit Lokal në Republikën e Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë për Evropën dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, në rolin e Strukturës Operative, publikon thirrjen për shprehje të interesimit për rekrutimin e një (1) zyrtari të Antenës së Sekretariatit të Përbashkët Teknik në Prishtinë dhe Prizren me qëllim të zbatimit të Programi për Bashkëpunim Ndërkufitar Shqipëri- Kosovë, IPA II, 2014-2020.

Zyrtari i Antenës do të vendoset në zyrën e antenës në SPT, që ndodhet në Prishtinë dhe Prizren, por nga ai apo ajo pritet gjithashtu që një pjesë të kohës së punës ta kaloj në zonën e pranueshme të Programit, për realizmin e aktiviteteve në kuadër të Programit si dhe duke vizituar përfituesit e projektit në të dy anët e kufirit. Programi është i pranueshëm në Shqipëri në Rajonin e Kukësit: Qarku i Kukësit, Hasit dhe Tropojës dhe Rajonin e Lezhës: Qarku i Lezhës, Mirditës dhe Kurbinit. Në Kosovë përfshinë Rajonin Ekonomik Jugor: Komuna e Prizrenit, Dragashit, Rahovecit, Suharekës, Malishevës dhe Mamushës dhe Rajoni Ekonomik Perëndimor: Komuna e Pejës, Deçanit, Gjakovës, Istogut, Klinës dhe Junikut.

Nën mbikëqyrjen e Udhëheqësit të Sekretariatit të Përbashkët Teknik, Zyrtari i Antenës do të jetë përgjegjës për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me menaxhimin dhe zbatimin e programit, përfshirë këtu koordinimin e aktiviteteve specifike që kërkojnë njohuri të thellë të fushës së disponueshme të programit, në pjesën e Kosovës. Ai ose ajo, do të luajë rol themelor në  zbatimin e grant kontratës në të gjitha aspektet, përmes së cilës synohen të arrihet qëllimi dhe objektivat e Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitarë Shqipëri – Kosovë, IPA II, 2014-2020. Qëllimi i Grant kontratës së Asistencës Teknike është që të siguroj menaxhim efektiv, efikas dhe përgjegjës të Programit të bashkëpunimit ndër-kufitar. Mbështetja do të sigurohet në 2 nivele:

  • Niveli Menaxhues nëpërmjet mbështetjes për Strukturat Operative dhe Strukturave të Menaxhimit të Përbashkët në mënyrë që të sigurohet zbatim efektiv, monitorim, kontrolle dhe vlerësim i Programit të BNK-së. Duhet gjithashtu të mbështet zhvillimin e kapaciteteve dhe aftësive të Strukturave Operative/Komisionit të Përbashkët Monitorues.
  • Niveli Operacional nëpërmjet mbështetjes së Sekretariatit të Përbashkët Teknik (SPT) zyra e cila ndodhet në Lezhë (Shqipëri) dhe zyra e antenës në Prishtinë dhe Prizren (Kosovë). Asistenca Teknike do të mbështesë veprimet të cilat sigurojnë përgatitjen dhe përzgjedhjen e operacioneve të kualitetit të lartë dhe shpërndarjen e informatave mbi aktivitetet e programit dhe të arriturat. Duhet të mbështesë edhe dukshmërinë dhe zhvillimin e kapaciteteve dhe aftësive të aplikantëve potencial dhe përfituesve të grantit.

Zyrtari i Antenës duhet të ketë aftësi dhe përvojë në fushën e implementimit, të financave dhe monitorimit të fondeve nga Bashkimi Evropian.

Zyrtari i Antenës do të mbuloj detyrat e mëposhtme:

Menaxhimin e Grant Kontratës:

  • Përgatitë dhe implementon aktivitete në kuadër të Grant Kontratës si dhe përgatitë raporte periodike narrative dhe financiare sipas kërkesë;
  • Përgatitë informata lidhur me implementimin e Programit në tersi, implementimin e Grant Kontratës si dhe projekteve të financuar sipas kërkesave të Udhëheqësit të SPT dhe Strukturave Operative.

Menaxhimi Financiar i Grant Kontratës

  • Ofron shërbime në fushën e financave dhe prokurimit në aktivitete që lidhen me menaxhimin e projektit financiar (asistencë teknike), duke përfshirë edhe aktivitete specifike në lidhje me prokurimin, nën-kontraktimin, raportimin financiar etj.

Mbështetet punën e Komitetit të Përbashkët për Monitorim (KPM) dhe Strukturës Operative (SO)

  • Bënë organizmin e takimeve të KPM dhe kryen funksionin e sekretariatit për këtë trup;
  • Ofron informata relevante tek SO, sipas nevojës;
  • Bënë organizmin e takimeve të SO-ve;
  • Merr pjese  ne  takimet  tematike  dhe  rajonale si dhe evenimentet për  ngritjen  e kapaciteteve, nëse kërkohet.

Përgatit dokumentet kryesore të programit

  • Ofron mbështetje në përgatitjen e planeve vjetore te punës;
  • Ofron mbështetje në përgatitjen e Raporteve vjetor dhe finale te zbatimit;
  • Ofron mbështetje në rishikimin e dokumenteve te Programit.

Organizon aktivitete në kuadër të thirrjeve për propozime dhe ngritjes së kapaciteteve për aplikantet potencial

  • Ofron mbështetje   për Strukturat Operative dhe  Autoritetin   Kontraktues   në  përgatitjen   e  Thirrjeve   për Propozime dhe të gjithë dokumentacionit të ndërlidhur;
  • Organizon trajnime për aplikantët potencial dhe aplikantët e pasuksesshëm;
  • Organizon sesione informuese dhe forumeve për kërkim te partnereve (PSF);
  • Shërben si zyre ndihmese  për  asistimin  e  kandidateve  potencial/ofrimi  i  përgjigjeve brenda afateve relevante  ne gjitha pyetjet e aplikuesve  të interesuar qe ndërlidhen  me thirrjen për propozim;
  • Ndihmon në procesin e vlerësimit varësisht nga kërkesat e Autoritetit Kontraktues;
  • Mban informata statistikore për secilën thirrje për propozim dhe projekte të implementuara;

Ngritja e kapaciteteve për përfituesit e projektit

  • Përgatit dhe zbaton pakon për ngritjen e kapaciteteve për përfituesit;
  • Organizon seminare implementuese për përfituesit;
  • Organizon trajnime për prokurimin dhe financa për përfituesit;
  • Organizon trajnim për përfituesit mbi publicitetin dhe vizibilitetin;
  • Organizon trajnime për përfituesit mbi raportimin;
  • Shërben si zyrë ndihmës për përfituesit.

Monitorimin e projekteve të financuara nga Programi

  • Hapjen dhe mbajtjen e dosjeve për secilin projekt të financuar në kuadër të Programit;
  • Asiston në pranimin, analizimin  dhe përcjelljen  e raporteve  të pranuara  të progresit nga përfituesit;
  • Përgatit një orari indikativ të vizitave monitoruese;
  • Organizon vizitat monitoruese,   harton  raporte për  vizitat  monitoruese,   dhe përcjell projektet gjatë implementimit të tyre;
  • Mban informata relevante te projektit të përditësuara  në formën elektronike.

Vizibiliteti, promovimi dhe komunikimi

  • Asistimi ne organizimin  e evenimenteve  të vizibilitctit  të  ndërlidhura me thirrjet  për propozime dhe promovim të programit;
  • Asistimi ne organizimin e fushatave për ngritjen e vetëdijesimit publik dhe evenimentet promovuese;
  • Mbështet SPT në përgatitjen e planeve vjetore të komunikimit dhe vizibilitetit.
  • Asiston në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e ueb-faqes dhe rrjeteve sociale së programit;
  • Asiston në përgatitjen dhe prodhimin e materialeve promovuese, sic tregohet në planet e punës se SPT dhe/apo në Planin e Veprimit për komunikim;

Të tjera

  • Kryen detyra te tjera që i caktohen nga Udhëheqësi i SPT dhe Strukturat Operative.

Profili i ekspertit:

Aftësitë dhe kualifikimet

  • Diplomë universitare në Ekonomi, Juridik ose Administratë Publike, mundësisht diplomë master;
  • Njohja e gjuhës angleze dhe gjuhës shqipe;
  • Njohja e rregullave të PRAG-ut.

Përvoja profesionale

  • Së paku 3 vjet përvojë të përgjithshme profesionale në menaxhimin e programeve / projekteve të financuara nga BE ose donatorë të tjerë;
  • Përvojë profesionale në fushën e financave;
  • Përvoja e aktiviteteve të informimit dhe komunikimit në projektet  e  financuara nga donatorët ndërkombëtar dhe veçanërisht në programet e financuara nga BE do të jetë një avantazh
  • Zyrtari i Antenës duhet të ketë shtetësinë e Kosovës.

Procedura e aplikimit dhe dokumentet që duhet të dorëzohen:

  • Curriculum Vitae (CV)e formatit Europass në gjuhën angleze;
  • Një kopje të diplomës universitare;
  • Kopje të certifikatave të trajnimeve të ndjekura;
  • Dokumente mbështetëse për secilën përvojë të deklaruar.

Kandidatët e interesuar duhet t’i dorëzojnë dokumentet e aplikimit në kopje fizike prej 15 Qershor 2020 deri më 29 Qershor 2020 deri në ora 16:00h në adresat në vijim:

Ministria e Pushtetit Lokal
Ish ndërtesa e Rilindjes, kati i 12-të, Prishtinë, Kosovë

Adresa postare:

Ministria e Pushtetit Lokal

Adresa e postës elektronike: [email protected]

Subjekti: “Aplikacioni për Zyrtar i Antenës për Programin BNK Shqipëri – Kosovë”.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.

Shënim:Vetëm aplikacionet e pranuara para përfundimit të afatit të përcaktuar në konkurs do të merren në konsideratë për shqyrtim.