www.ofertapune.net Doktor i Mjekësisë | PunaIme

Doktor i Mjekësisë

Kompania

QKMF Prizren

Telefoni

029/230-233

Lokacioni

Prizren

Data e publikimit

11/06/2020

Data e perfundimit

25-06-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Shëndetësi

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prizren, në përputhje me Nenin 8, të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212, nenit 2,3 dhe 4, të Udhëzimit Administrativ nr. 07/2017 për Rregullimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës në sektorin publik, nenin 15 pika 15.7 të Statutit të QKMF-së, si dhe Vendimit nr. 11/67 të datës 27.05.2020 të Këshillit Drejtues të QKMF-së, publikon;

KONKURS

Për pranim në marrëdhënie pune

Titulli i Vendit të Punës: Doktor i Mjekësisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare – tetë (8) pozita

Kategoria dhe grada e punës:

  • Koeficienti: 7.20, H-27
  • Orari: 40 orë në javë
  • Kohëzgjatja e emërimit: Sipas Ligjit të Punës Nr. 03/L-21
  • i referencës: 12/1

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Pranon pacientin nga infermieri/ja, shënon të dhënat e duhura në kartelën shëndetësore. Merr anamnezën, bënë inspektimin, auskultimin dhe palpacionin e pacientit, bënë reanimimin kardiopulmunar, egzaminimin e shpinës dhe ekstremiteteve, referon pacientin për hulumtime të duhura. Cakton diagnozën, trajton pacientin me terapi adekuate, bënë edukimin dhe promovimin shëndetësorë, këshillon pacientin, cakton terminin e vizitës së ardhshme. Si dhe kryen të gjitha detyrat që parashihen me Rregulloren për Sistematizimin e punëve dhe detyrave të punës për Doktorin e mjekësisë në QKMF.

Kushtet e Konkursit:

Kandidatët që konkurrojnë për këtë vend pune, përveç  kushteve të  përgjithshme të parapara me Ligj, duhet të  kenë të përfunduar:

  • Fakultetin e Mjekësisë – Drejtimi i Përgjithshëm
  • Të kenë Licencë Pune valide

Dokumentet e kërkuara:

  • Aplikacioni i plotësuar
  • Kopja e Diplomës së Fakultetit të mjekësisë
  • Kopja e Licencës së punës
  • Certifikata e lindjes (Ekstrakti i lindjes)

Forma e aplikimit:

Aplikimi duhet të bëhet vetëm në formë elektronike. Konkursi ngelet i hapur nga data 11.06.2020 – 25.06.2020 që konsiderohet si dita e fundit e konkursit.

Aplikacionin mund ta plotësoni në linkun; qkmf-prizren.org

Dokumentacioni i cili nuk iu përgjigjet kërkesave dhe specifikave të Konkursit, si dhe dokumentacioni i pakompletuar dhe ai që mërijnë me vonesë, nuk do të shqyrtohen.

Për pyetje dhe sqarim mund ta kontaktoni Zyrën e Personelit të QKMF-së, në numrin 029 230233.