Ekonomiste, Punëtor në Fabrikë
Data e publikimit
10/06/2020
Data e perfundimit
23-06-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Të tjera
Leoni Group, shpall konkurs per:
1. Ekonomiste
2. Punëtor në Fabrikë
Detyrat dhe përgjegjësitë për Ekonomiste:
- Të sigurojë që dokumentet ligjore të organizohen në përputhje me identitetin e insti tucionit dhe të përcillen debit;
- Të përgadis buxhetin e zyrës qendrore si dhe të bëj konsolidimin e buxhetit qëndror dhe buxheteve të përgaditura të njësive regjionale;
- Të sigurojë që dokumentet ligjore të rregullohen dhe të mbahen në përputhje me ligjet dhe rregulloret aktuale;
- Të bashkëpunojë me drejtorët financiar dhe administrativ regjional për koordinimin dhe konsolidimin e operacioneve të kompanisë si dhe për zgjidhjen e problemeve;
- Të mbaj (ruaj) raportet me qarqet zyrtare në lidhje me subjektin;
- Të bëj konsolidimin e raporteve mujore të aktiviteteve që i pranon nga njësitë regjio nale dhe t’ia prezantoj menaxhmentit;
- Të sigurojë kryerjen e të gjitha pagesave.
Aftësitë dhe njohuritë:
- Njohje e mirë e principeve financiare të kompanisë dhe menaxhimit të performancës;
- Aftësi të shkëlqyeshme menaxhuese;
- Aftësi politike dhe prezantuese me kujdes ndaj kërkesave të konfliktit të interesit;
- Nivel të larte të vetëdijesimit komercial;
- Të jetë fleksibil/e dhe t’u përgjigjet pozitivisht ndryshimeve;
- Përkushtim dhe etikë në punë;
- Njohja e gjuhës angleze.
Kualifikimi dhe përvoja:
- Diplomë Bachelor apo Master në menaxhment, ekonomi, financa apo fusha tjera relevante;
- E dëshirueshme diplomë nga SCAAK, Insituti KAF, apo të ngjashme;
- Përvojë e dëshmuar në pozita të larta menaxhuese në fushë të njejtë.
Detyrat dhe përgjegjësitë për Punëtor në Fabrikë:
Detyrat e punës
- Përgjegjës për linjën e prodhimit ose pozitën ku i caktohet në prodhim
- Të ketë kujdes të veçant gjatë procesit të prodhimit
- Asiston ose zëvëndëson koleget tjerë sipas nevojës
Kualifikimet
- Të ketë te perfunduar se paku shkollimin e mesëm
- Të jetë në gjendje të punojë në grup
- Të jetë i motivuar dhe i kujdesshëm në detyrat që i caktohen
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV me Fotografi, në subject e cekeni edhe pozitën për të cilën aplikoni, e-mail [email protected]
Vetëm kandidatët e përzgjedhur dhe që kanë derguar CV sipas kerkesës tonë ftohen në intervistë.